Gazetari Mentor Kikia: Socialistët, të vendosur të mos e ndryshojnë sistemin

Analisti Mentor Kikia, në emisionin ‘3D’ në RTSH, deklaroi se socialistët duket se janë të vendosur që të mos e ndryshojnë sistemin.

Sipas tij, janë dy probleme shumë të rënbdësishme në këtë reform: vota e shqiptarëve jashtë, që është adresuar nga GJykata Kushtetuese, si dhe heqja e herësit që eleminon kandidatët ku njëri me 300 vota zgjidhet, ai me 9 mijë vota rri jashtë.

“Duhet ndarë mëndja do ecim me të preferuarit e kryetarit, apo të preferuarit e qytetarëve. Ai komision që ishte më parë nuk mori asnjë vendim që të zbatonte vendimin e GJykatës Kushtetuese. Është detyrim ligjor, jo çështje vullneti politik. Janë rekomandimet e OSBE/ODIHR. S’janë kushtëzuese, por nga përvoja ato duhej të miratoheshin. Janë çështje që s’kanë nevojë për konsensus. Komisioni është në tryezë, por s’ka agjendë. Socialistët s’do të ndërhyjnë në sistem. PD kërkon ndryshimin e sitemit, pjesa tjetër thjeshtë kërkon bashkëkryetarin. Do të bëhen ca arnime. Ky besoj se do të jetë fundi komisionit”, tha Kikia.

Artikulli paraprakE pasionuar pas librave, historia e 73-vjeçares që jeton në kushte të vështira: Rri në barake, kam një vit pa paguar qiranë
Artikulli tjetërTani edhe më pak bujarë! Shqiptarët ndër të fundit në Europë dhe në botë