Gazetari i drejtohet Berishës dhe Bardhit: Pse nuk e lini cirkun në Parlament dhe t’i drejtoheni Gjykatës Kushtetuese edhe për Komisionet Parlamentare?

Ndonëse kanë kaluar shumë ditë nga bërja publike e marrëveshjes Rama-Meloni për kampin e emigrantëve në Shëngjin dhe në Gjadër, vetëm sot kanë mundur të reagojnë njëkohësisht, në dy dalje të ndryshme, Sali Berisha dhe Gazment Bardhi, të cilët kanë thënë se këtë çështje do ta çojnë për interpretim në Gjykatën Kushtetuese.

Këto dy deklarata i ka ironizuar në një shkrim në rrjetin e tij facebook, gazetari Namir Lapardhaja, i cili i ka kërkuar të bëjnë të njëjtën gjë edhe për Komisionet Parlamentare, gjë që do të shmangte cirkun e përjavshëm dhe do të mundësonte funksionimin normal të Parlamentit.

“Revolucionarët e dështuar dhe të vonuar do ta çojnë në Gjykatë Kushtetuese marrëveshjen Rama-Meloni?! Po Gjykata Kushtetuese sikur është e Edi Ramës?!” – ironizon Lapardhaja.

Më tej ai shprehet:“Pse nuk çoni në Gjykatë Kushtetuese edhe çështjen e ngritjes së Komisioneve Hetimore dhe të mos e shndërroni Parlamentin në cirk çdo javë?”

“Po e tregoni çdo ditë që jeni pengje të veprimeve tuaja të gabuara. Herë shndërroheni në pengje të Edi Ramës, herë në pengje të shantazheve që ju bëhen, nga jashtë e brenda.” – përfundon ai.

Shkrimi i plotë i Namir Lapardhasë:

Revolucionarët e dështuar dhe të vonuar do ta çojnë në Gjykatë Kushtetuese marrëveshjen Rama-Meloni?!

Po Gjykata Kushtetuese sikur është e Edi Ramës?!

Pse nuk çoni në Gjykatë Kushtetuese edhe çështjen e ngritjes së Komisioneve Hetimore dhe të mos e shndërroni Parlamentin në cirk çdo javë?

Pse nuk respektoni Gjykatën dhe Prokurorinë kur bëhet fjalë për veten tuaj dhe kërkoni prej tyre të interpretojnë, hetojnë dhe gjykojnë “kundërshtarët” tuaj?

Dhe e fundit në radhë, por jo nga rëndësia, boll e kopjuat Lul Pengun, siç e quani ju, sepse është i pari ai që më 7 nëntor kërkoi interpelancë urgjente me Edi Ramën për këtë marrëveshje dhe tha se do t’i drejtohej Gjykatës Kushtetuese për interpretim të ligjshmërisë.

Jeni vonë për Gjykatën Kushtetuese, 16 ditë me vonesë!

Po e tregoni çdo ditë që jeni pengje të veprimeve tuaja të gabuara. 

Herë shndërroheni në pengje të Edi Ramës, herë në pengje të shantazheve që ju bëhen, nga jashtë e brenda.

 

Artikulli paraprakEkstremist i djathtë dhe anti-islamik/ Pse Geert Wilders është makthi më i keq i BE-së
Artikulli tjetërBasha: Mbështesim SPAK në goditjen e korrupsionit, vetëm me fondet e BE janë 33,5 milionë euro abuzime