Gazetari Artan Hoxha dekonspiroi dëshmitarin e drogës që u vra nga trafikantët?

Një dëshmitar i trafikut të drogës është vrarë pak kohë më parë. Por historia se si ai është vrarë lidhet direkt me gazetarin Artan Hoxha. Ky shfaq veten në plantacionet e drogës. Takohet me dëshmitarë që në mirëbesim e dërgonin në plantacionet e drogës dhe më pas ka ndodhur vrasja e dëshmitarit.
Kjo është historia tragjike e Landit të Mirasit, ish-trafikantit, qe ka denoncuar tek gazetari Artan Hoxha, rrjetin e trafikut.
Ai njihej ndryshe edhe si Jani Kollçinaku, i njohur nga policia si shitës droge, pasi është dënuar më parë me 6 vite burg. Kollçinaku, 37-vjeçar nga fshati Miras i Devollit, u gjet i pajetë mëngjesin e 19 dhjetorit 2015 në aksin rrugor Korçë-Bilisht pranë nënstacionit elektrik të Zëmblakut.
Vrasja e tij ka ndodhur disa javë pasi kishte shoqëruar në plantacionet e trafikut të drogës gazetarin Artan Hoxha. Sipas ekspertëve, dyshohet se vrasja mund të jetë kryer në një vend tjetër dhe jo në vendin ku u gjend trupi i viktimës, i hedhur në një kanal në anë të rrugës kryesore. Kollçinaku, i njohur ndryshe si “Landi i Mirasit”, u gjet nga disa banorë të zones, të cilët njoftuan policinë, ku evidentoheshin lehtë plagët në kokë.
“Eshtë prerë në besë nga Artan Hoxha, duke u dekonspiruar publikisht prej tij, me zë e me figurë. Pas kësaj ai është vrarë”, thotë burimi. Gazetari Hoxha vërtetë ka dhënë fakte interesante për trafikun e drogës, por gjithmonë ato fakte kanë qenë një lojë e ish-ministrit të drogës, Saimir Tahiri, të cilit Hoxha i shërben me zell deri edhe duke çuar në vrasje dëshmitarët që e besojnë nga ajo që ai shfaq në televizion me leje të padronëve, por jo nga ajo që është në të vërtetë një spiun në shërbim të krerëve të trafikut.

Artikulli paraprakÇfarë është atdheu për ju? Përgjigjet që të trishtojnë të nxënësve sot në Shqipëri
Artikulli tjetërBasha: Rama ndan pushtetin me kupolën mafioze