Gazetarët në protestë para Kuvendit: Nuk do të lejojmë censurën “Rama” edhe nëse na burgos

Gazetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile janë mbledhur para Kuvendit për të protestuar kundër paketës ligjore të censurës së medias nga qeveria, e cila pritet të miratohet në seancën e sotme plenare që fillon në orën 10:00.

Kjo paketë ligjore është kundërshtuar fort nga mediat dhe gazetarët, të cilët kanë pohuar se nuk ka nevojë për ligje ekstra, por kanë këmbëngulur, që mediat elektronike duhet të aplikojnë parimin e vetërregullimit. Po ashtu është kritikuar dhe nga Këshilli i Evropës dhe organizatat ndërkombëtare të medias të cilët e kanë vlerësuar si pengim të fjalës së lirë dhe ju kanë bërë thirrje dhe deputetëve të mos e votojnë.

Kreu i Unionit të Gazetarëve Aleksandër Çipa për mediat deklaroi se nëse ku projketligj miratohet ata do t’i bëjnë kërkesë presidentit të Republikës të mos e dekretojë. Ndërsa gazetari Enton Abilekaj deklaroi se nuk do e njohim kurrë këtë ligj edhe nëse ka koston e burgosjes së gazetarëve. “Fati i diktatorit dihet. Nëse Rama ka zgjedhur të jetë një diktator t’a çojë deri në fund”, deklaroi Abilekaj.

Shoqatat e gazetarëve dhe shoqërisë civile kundërshtojnë këtë paketë me pretendimin se ajo nuk i jep zgjidhje lajmeve të rreme dhe shpifjeve, siç pretendon qeveria, por është përpjekje për të kapur median online.

E propozuar nga qeveria me në krye kryeministrin Edi Rama kjo paketë ligjore parashikohet që Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) të marrë kompetenca deri në mbylljen e portaleve, nëse gjykon se ka publikuar lajme të rreme apo shpifje.

Ndërkohë, kundërshtarët e paketës theksojnë se ky vendim mund të merret vetëm nga Gjykata dhe se asnjë institucion tjetër nuk mund të marrë kompetencat që i takojnë drejtësisë.

Artikulli paraprakPrizreni nuk dekorohet për festa, paratë për dëmet e tërmetit, në Tiranë qindramijëra euro zbukurime
Artikulli tjetërZëri i Amerikës transmeton direkt protestën e gazetarëve para Kuvendit