Gati edhe lirimi i Shullazit, ja skenari për të fituar lirinë

Ditët e fundit një numër personash janë liruar nga burgu, ndërsa duhet theksuar se disa prej tyre janë dënuar me burgim të përjetshëm e disa të tjerë me më shumë se 20 vite pasi u rëndojnë akuzat të forta.

Rasti i fundit ishte ai i sotmi ku Ergys Kolaveri i cili ishte dënuar në vitin 2017 me 20 vite burg, pasi qëlloi me snajper Gazmir Dacin në burgun e Vaqarrit, për shkaqe gjakmarrjeje u liruar nga burgu pas ndonjë sqarim.

Ndërsa dy ditë më parë është liruar një tjetër i dënuar me burgim të përjetshëm, dhe bëhet fjalë për Endrit Dokle anëtar i bandës së Durrësit për të cilin Gjykata e Durrësit ka marrë vendimin për ti dhënë lirinë.

Endrit Dokle, anëtar i “Bandës së Durrësit”, së bashku me 16 persona të tjerë, pjesë e bandës famëkeqe, janë dënuar për vrasje, plagosje, atentate, rrëmbime, trafik droge e qenie njerëzore.

Banda kriminale, me drejtues të përbashkët Lulzim Berishën dhe Klodian Saliun, funksiononte prej vitit 1994 në qytetin e Durrësit.

Por një lajm tjetër është bërë publik ku bëhet e ditur se Emiljano Shullazi është shkarkuar nga ‘puna’ pas rasteve që përmendëm më sipër.

“Në morinë e personave të dënuar për krime të rënda, të cilët po lirohen një nga një, nuk është çudi që së afërmi të lirohet edhe Emiljano Shullazi. Ky i fundit, sipas burimeve të gazetës TemA, deri më sot ka qenë caktuar si përgjegjës në Bibliotekën e burgut 313.Duke qenë në “punë”, ai përfitonte 3.9 ditë ulje dënimi në muaj, ndërsa në vit, 46.8 ditë. Por sot, thonë burimet, duke parë edhe lirimet e fundit, ai është “pushuar” nga kjo detyrë, për të shmangur ndonjë skandal tjetër”, shkruhet në artikullin e gazetës në fjalë.

shullazi

SHULLAZI

Artikulli paraprakDokumenti me 7 pika i Opozitës së Bashkuar: Nga rekomandimet e OSBE/ODIHR, tek ndryshimi i sistemit zgjedhor
Artikulli tjetërDigjet fabrika e kryebashkiakut të Ramës në Kavajë