Gabimet që bëni kur jeni me grip

Kur je sëmurë, kërkon që të bëhesh mirë sa më shpejt. Por disa nga sjelljet tuaja mund të jenë duke i bërë edhe më keq simptomat. Në mënyrë që ta kaloni sa më shpejt, shmangni këto gabime kur jeni me grip:

Vazhdoni rutinën tuaj
Edhe pse me grip, shumë prej nesh ruajnë rutinën e përditshme. Mos e bëni këtë. Trupi ka nevojë për energji për të luftuar virusin e gripit. Bëjeni pushimin prioritetin tuaj. Anuloni planet që keni dhe qëndroni në shtëpi nga puna apo shkolla. Përveç se do ndihmoni në përmirësimin e shëndetit, në këtë mënyrë do të shmangni dhe përhapjen e gripit në personat që ju rrethojnë.

Injoroni simptomat e gripit
Shumë persona mundohen ta kalojnë gripin pa u konsultuar me mjekun. Nëse gripi është i lehtë, kjo nuk është problem, por nëse përjetoni simptoma si temperaturë e lartë që nuk ndalet, dhimbje trupi dhe pafuqi për t’u ngritur nga shtrati, konsultohuni me mjekun tuaj. Mund t’ju japë ilaçe antivirale që t’jua bëjë më të lëhtë kalimin e gripit.

Nuk bëni mjaftueshëm gjumë
Mungesa e gjumit dobëson sistemin tuaj imunitar, gjë që e bën më të vështirë luftimin e infeksionit. Një studim zbuloi se personat që bëjnë 6 orë gjumë në natë kanë 4 herë më shumë mundësi për t’u sëmurë se sa ata që bëjnë 7 orë gjumë.

Merrni antibiotikë
Antibiotikët nuk do t’ju bëjnë të ndiheni më mirë. Ata vrasin bakteriet, por gripi shkaktohet nga viruse. Afërsisht një e treta e antibiotikëve janë të panevojshëm. Konsumimi i tyre mund të rrisë rrezikun e efekteve anësore si diarrea dhe reaksionet alergjike. Gjithashtu kontribuojnë në një problem të madh global të shëndësisë: rezistenca antibiotike.

Nuk pini mjaftueshëm ujë dhe lëngje të tjera
Kur ju dhëmb fyti, nuk është e lehtë të pini lëngje. Por, kur qëndroni të hidratuar, mund të holloni mukusin dhe të kaloni zënien e hundëve dhe fytit. Hidratimi gjithashtu ndihmon në kontrollin e dhimbjeve të kokës. Sigurohuni të pini sa më shumë ujë.

Nuk hani mjaftueshëm
Mund të mos keni shumë oreks, por është e rëndësishme të hani diçka. Kaloritë dhe lëndët ushqyese u japin energji qelizave imunitare që luftojnë viruset e gripit. Rezultati: mund ta kalosh më shpejt gripin.

Pini duhan
Duhanpirja dëmton mushkëritë dhe irriton fytin tuaj. Kjo mund t’i përkeqësojë simptomat e gripit. Kështu që mos pini duhan dhe qëndroni larg vendeve ku ndodh kjo.

Jeni të stresuar
Një hormon që trupi prodhon kur jeni të stresuar ndikon negativisht në sistemin tuaj imunitar. Gjithashtu mund të rrisë inflamacionin, gjë e cila e përkeqëson zënien e hundëve.

Artikulli paraprakRama nuk ndalet, fyen gazetarët që po protestojnë: Janë një turmë që…
Artikulli tjetërRama: Artur Zheji e bëri vajzën tonë dashnore të ministrit, tani…