“Freedom House”: Shqipëria, problem krimi i organizuar

Organizata “Freedom House”, me seli në Shtetet e Bashkuara, thekson në raportin e saj të publikuar të martën se parimet demokratike siç janë integriteti i zgjedhjeve dhe liria e medias, po dobësohen për të 12-in vit me radhë.
“Ka më shumë vende, në vitin 2017 shumë më shumë, që po pësojnë rënie të lirisë në vend të përmirësimit”, tha Arch Puddington, nga “Freedom House”, duke folur për “Zërin e Amerikës” para se të publikohet raporti.
Sipas organizatës që ka analizuar të dhënat nga 195 vende, në vitin 2017, 88 vende radhiten në mesin e vendeve të lira, 59 janë me liri të pjesshme dhe 49 radhiten në mesin e vendeve jo të lira.
Shqipëria dhe Kosova radhiten në mesin e vendeve pjesërisht të lira, së bashku me Maqedoninë, Bosnje e Hercegovinën dhe Malin e Zi. Ndërsa Serbia dhe Kroacia, radhiten në mesin e vendeve të lira.
Liritë në Botë, publikohen që nga viti 1973, duke i dhënë mundësinë organizatës “Freedom House” të ndjekë trendet globale për më shumë se 40 vjet.
Ndër gjetjet kryesore të raportit, është dobësimi i Shteteve të Bashkuara si një kampion i demokracisë, një pozicion i ndërlikuar edhe më shumë për shkak të hetimeve të vazhdueshme për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.
Demokracia është “nën sulme dhe po tkurret” në gjithë botën; Shtetet e Bashkuara kanë hequr dorë nga roli tradicional si kampione të idealeve demokratike, ndërsa Rusia dhe Kina “kanë rritur represionin” dhe “ndikimin e keq jashtë vendit”, thuhet në raportin e organizatës “Freedom House”, të titulluar Liria në Botë 2018.
Sipas raportit të publikuar nga “Freedom House” me titull “Liria në Botë 2018”, 45% e vendeve janë të lira, 30% pjesërisht të lira dhe 25% jo të lira.
Mes vendeve që organizata i konsideron jo të lira bën pjesë Turqia, por edhe Rusia.
Mes të tjerave në raport thuhet se demokracia në vitin 2017 u përball me krizën më serioze në dekadën e fundit, pasi janë shkelur dhe sulmuar parimet themelore të saj si garancia për zgjedhje të lira dhe të ndershme, të drejtat e minoritetet, liria e shtypit dhe sundimi i ligjit.
Shtetet e Bashkuara kanë hequr dorë nga roli tradicional si kampione të idealeve demokratike, ndërsa Rusia dhe Kina “kanë rritur represionin” dhe “ndikimin e keq jashtë vendit”, thuhet në raportin e organizatës “Freedom House”.
Për të tretin vit radhazi, pa asnjë përmirësim, raporti i “Freedom House” e vlerëson Shqipërinë si vend pjesërisht të lirë. Raporti vëzhgon të drejtat politike, liritë civile dhe shkallën e lirisë në përgjithësi.
Në të tre këto tregues, Shqipëria është vlerësuar me 3 pikë, në një sistem vlerësimi nga 1 në 7, ku 1-shi tregon liri më të mëdha dhe 7-ta mungesë të lirive. Nga 195 vende të vëzhguara, Shqipëria renditet në vend të 68-të, duke mos bërë asnjë lëvizje as në renditje krahasuar me një vit më parë.

Demokracia po tkurret në të gjithë botën

“Freedom House” ka bërë vlerësimin në 195 vende të botës, nga të cilat 88 janë radhitur si të lira, 58 pjesërisht të lira dhe 49 jo të lira.
Demokracia është “nën sulme dhe po tkurret” në gjithë botën; Shtetet e Bashkuara kanë hequr dorë nga roli tradicional si kampione të idealeve demokratike, ndërsa Rusia dhe Kina “kanë rritur represionin” dhe “ndikimin e keq jashtë vendit”, thuhet në raportin e organizatës “Freedom House”.
Raporti thotë se 2017-a ka qenë viti i 12 radhazi i rënies së lirisë globale – me 71 vende që kanë vuajtur rënie në të drejtat politike dhe liritë civile.

Artikulli paraprakKush e vrau Ivanoviçin?
Artikulli tjetërMSA, cilat prodhime do të mbrohen nga tarifa doganore