Francë,besimtarët myslimanë në meshë

Të dielën besimtarë myslimanë në mbarë Francën ndoqën meshën në kishën katolike, për të shprehur solidaritet pas vrasjes së tmerrshme të një prifti katolik, autorësinë e së cilës e morën xhihadistët.
Mbi 100 besimtarë myslimanë iu bashkuan rreth 2 mijë njerëzve në një katedrale të stilit gotik të shekullit të 11-të në qytetin verior të Francës, Ruen, pranë qytezës në krahinën e Normandisë, ku dy adoleshentë therën me thikë 85-vjeçarin Jacques Hamel dhe morën peng disa të tjerë, para se policia t’i qëllonte dhe t’i vriste ata.
Autorët e sulmit patën thënë se e kishin marrë frymëzimin nga Shteti Islamik, sipas një videoje të publikuar nga grupi terrorist.
Peshkopi i Ruenit, Dominique Lebrun, i falënderoi besimtarët myslimanë “në emër të të gjithë të krishterëve”, duke shtuar se me praninë e tyre në meshë ata pohonin se e dënonin dhunën dhe vdekjen në emër të Zotit”.
Edhe në kisha të tjera katolike të Francës dje kishin shkuar në meshë besimtarë myslimanë.

Artikulli paraprakBritania dhe roli i saj global pa Europën
Artikulli tjetërRrëzohet helikopteri ushtarak rus