“Fox News” shkarkon gazetarin Bill O’Reilly

Bill O’Reilly, i cili drejton emisionin e lajmeve më të ndjekur në Shtetet e Bashkuara, është pushuar nga puna pas një mori akuzash për ngacmime seksuale.
Kompania “Fox” nxori një deklaratë të mërkurën ku thekson se, “pas një analize të kujdesshme dhe të thellë të akuzave, kompania dhe Bill O’Reilly kanë rënë dakord që ai të mbyllë kontratën me kanalin ‘Fox’”.
Sipas njoftimeve të “New York Times”, kompania “Fox” dhe Bill O’Reilly kanë paguar 13 milionë dollarë në llogari të pesë akuzuesve që kanë ngritur pretendime se O’Reilly i ka ngacmuar ose keqtrajtuar në forma të ndryshme me tone seksuale.
Më 1 prill O’Reilly nxori një deklaratë ku thoshte se ishte goditur padrejtësisht pasi ishte njeri i njohur.
Emisioni i tij “O’Reilly Factor” ka qenë më i ndjekuri në kanalin “Fox” dhe kishte afro 4 milionë shikues.

Artikulli paraprakRikthehet nostalgjia në Rusi për Leninin
Artikulli tjetërProtestat në Serbi kundër fitores së Vuçiç nuk ndalen