FOTOT/ Kryediplomati i SHBA në Tiranë, tregon për fundjavën e tij në Korçë: Krenarë që zhvillimi i qytetit ka kontribut amerikan!

I Ngarkuari me Punë i SHBA-së në Tiranë, David Wisner, Atasheu i Mbrojtjes Eric Cote dhe familjet e tyre vizituan qytetin e Korçës.

Gjatë vizitës, Wisner pati kënaqësinë të takohej me një mësuese ndihmëse të gjuhës angleze të mbështetur nga ambasada, që jep mësim për banorët e qytetit.

Ai takoi gjithashtu disa pronarë biznesesh në Pazarin e Korçës, të cilët kanë përfituar nga mbështetja e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF).

“Ndikimi pozitiv i punës jofitimprurëse të AADF-së në komunitetin dhe ekonominë vendase ishte i jashtëzakonshëm”, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA-së.

Gjatë vizitës së tij në Korçë, Wisner vizitoi shkollën e parë shqipe, “Mësonjëtoren” dhe mori pjesë në një ceremoni të veçantë përkujtimore të armëpushimit gjatë Luftës së Parë Botërore.

Ai gjithashtu vizitoi Voskopojën dhe kishën e Shën Nikollës, të cilat Shtetet e Bashkuara kanë ndihmuar të restaurohen si projektin e parë të Fondit të Ambasadorëve për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore në Shqipëri në 2001.

0 500 1699808709x5 12 768x512 606 0 500 1699808709x6 12 768x512 349 0 500 1699808710x7 11 768x512 781 0 500 1699808710x9 10 768x512 750

Artikulli paraprakDeputeti i PS Baftjar Zeqo paraqitet në SPAK
Artikulli tjetër“82% përqind e shqiptarëve lexojnë”, del studimi për leximin në Shqipëri