Foto/ 17-vjeçari nxirret nga komisariati i gjakosur, policia e kërcënon të mos tregojë që është dhunuar

Policia ka ushtruar dhunë në ambiente e komisariatit ndaj të miturit 17 vjeçar, A.M., pse mori pjesë në protestën e ditës së djeshme në qytetin e Durrësit për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha. Ai u dhunua nga efektivët në komisariat dhe u lirua rreth orës 1 të natës me shenja gjaku në fytyrë.

Burime për Fax News bëjnë me dije se, pas shumë përpjekjeve për të folur, 17-vjeçari ka pranuar që shenjat ia ka bërë policia. Ai ishte i frikësuar pasi efektivët i kanë bërë presion që të mos flasë se çfarë ka ndodhur brenda rajonit.

Ndërkohë, disa të tjerë mbeten ende në komisariat dhe familjarët po i presin jashtë, por policia ka dhënë njoftim zyrtar se janë arrestuar dhe do të përballen me katër vepra penale.

Njoftimi i plotë

Organizuan grumbullim dhe manifestim të paligjshëm, kundërshtuan punonjësit e Policisë dhe penguan qarkullimin e mjeteve të transporteve, arrestohen në flagrancë 7 shtetas, procedohen penalisht 15 shtetas, si dhe shpallen në kërkim 2 shtetas të tjerë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në përfundim të veprimeve të kryera në lidhje me protestën e paligjshme të zhvilluar ditën e djeshme, përpara Bashkisë Durrës e më pas përpara godinës së Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë”, “Shkatërrim i pronës”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshëm”, shtetasit:

G.Sh., A. Xh., Xh. S., A. D., A. L., E. Zh. dhe A. M.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht, për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” 3 shtetas (organizatorë të protestës), dhe për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” 12 shtetas.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim, për veprat penale “Shkatërrim i pronës”, “Kundërshtim i punonjësit të Policisë”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, e 2 shtetasve.

Shtetasit e lartpërmendur kanë protestuar në mënyrë të paligjshme, nuk i janë bindur urdhrit të Policisë për t’u shpërndarë dhe kanë bllokuar lëvizjen e mjeteve në qytet.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

durres i riu 600x360 1

Artikulli paraprakVrasja e 25-vjeçarit nga policia/ Nis protesta në Shkodër: Të heqin Veliun dhe Ruçin ose të dorëzojnë pushtetin!
Artikulli tjetër“Më qëlloi një fytyrë majmun pa pikën e turpit”, mësuesi flet i revoltuar pas dhunës policore në komisariat