FMN: Rritën taksat, shtuan informalitetin

Ekonomia informale e Shqipërisë është rritur përgjatë viteve 2014-2015 sipas një studimi të posaçëm që ka bërë Fondi Monetar Ndërkombëtar.
Të dhënat e Fondit tregojnë se në vitin 2015 ekonomia informale e Shqipërisë arriti në 26.2 për qind, teksa në vitin 2013 ky tregues ishte 25.6 për qind. Fondi ka gjetur se madhësia e ekonomisë në hije është rritur edhe pse qeveria shqiptare në vitin 2015 ndërmori një aksion të gjerë antiinformal.
Ekonomia informale e Shqipërisë arriti në minimumin e saj në 25.52% në vitin 2012, ndërsa maksimumi i saj ishte në vitin 1990 me 43.1 për qind të saj. Por treguesi i mesatarizuar i ekonomisë së zezë sipas Fondit është 32.72%.
Sipas Fondit, renditet e 54 në botë për madhësinë e ekonomisë informale në raport me PBB, mirëpo disa vende afrikane të tilla si Gana, Nanbia, Bostuana renditen shumë më mirë se Shqipëria.
FMN ka publikuar rezultatet në lidhje me ekonominë e zezë për periudhën 1990-2015 për 158 vende.
Madhësia mesatare e ekonomisë hije në 158 vendet është 31.9 për qind, teksa Shqipëria e ka ekonominë gri mbi mesataren botërore.
Madhësia e informalitetit është më e lartë në Zimbabve me 60.6 për qind dhe Bolivi me 62.3 për qind të PBB-së. Më e ulta është në Austri me 8.9 për qind dhe Zvicra me 7.2 për qind.
FMN vlerëson se ekonomia e zezë për nga natyra është e vështirë për t’u matur, pasi gjetja e aktiviteteve në të zezë është e vështirë për t’u zbuluar.
Kërkesa për informacion në lidhje me ekonominë e zezë është rritur me kalimin e kohës e motivuarnga rëndësia politike dhe ekonomike.
Për më tepër, aktiviteti i përgjithshëm ekonomik, duke përfshirë prodhimin zyrtar dhe jozyrtar të mallrave dhe shërbimet është thelbësore në hartimin e politikave ekonomike që i përgjigjen luhatjeve ekonomike, zhvillimin me kalimin e kohës dhe në të gjithë hapësirën.

Artikulli paraprakRaporti: Në vendet me ndotjen më të lartë të mjedisit
Artikulli tjetërNjë tjetër incenerator ndotje në Zharrëz