FMN dhe Banka Botërore kundër koncesioneve

Në fillim të muajit tetor, Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka tërhequr veshin qeverisë shqiptare sa i përket “zemërgjerësisë” së saj për të dhënë çdo shërbim me koncesion. Ekspertët e FMN-së i sugjeruan qeverisë shqiptare që të jetë më e kursyer në dhënien e koncesioneve dhe i kërkuan që të regjistrojë si borxh publik, dhe jo të fshehur, detyrimet që rrjedhin nga koncesionet sipas praktikave që ndiqen në vendet e Bashkimit Europian.
“Plani ambicioz i qeverisë për PPP-të ngre rreziqe substanciale. Në kundërshtim me praktikat aktuale, efektet e koncesioneve në llogaritë fiskale dhe borxhin publik duhet të pasqyrohen në mënyrë transparente dhe sipas praktikave ndërkombëtare”, vërente FMN. Sipas vlerësimeve të FMN-së, nëse do regjistroheshin tërësisht, kontratat aktuale të koncesionit do e rrisnin borxhin publik me 7 pikë përqindje nga niveli aktual.
Në të njëjtën linjë me FMN, janë edhe ekspertët e Bankës Botërore. Vetëm një javë më parë, gjatë prezantimit të raportit të rregullt ekonomik për Ballkanin Perëndimor, ekspertët u shprehën se PPP-të janë një instrument i rëndësishëm kudo në botë, por ata duhet të përdoren vetëm në projekte madhore, siç janë hekurudhat. “Ne rekomandojmë që këto kontrata të trajtohen në përputhje me standardet ndërkombëtare. Ministria e Financave duhet të forcojë kontrollin mbi PPP-të edhe për shkak të detyrimeve që rrjedhin nga ligji organik i buxhetit”, u shprehën ekspertët e BB-së.

“Citizens channel”

Artikulli paraprakShpenzimet e luksit, Veliaj kurs trajnimi stafit për të folurën në publik
Artikulli tjetërKoncesioni Veliaj për shkolla kosto e rëndë në kurriz të taksapaguesve