Flynn nuk do t’i dorëzojë materialet Senatit

Ish-këshilltari i sigurimit kombëtar, Michael Flynn, do të përdorë të drejtën që i jep Amendamenti i Pestë i Kushtetutës për të mos iu përgjigjur kërkesës së Senatit për dorëzimin e dokumenteve që lidhen me hetimet rreth ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet presidenciale të 2016-s.
Dokumentet kërkohen nga Komisioni i Senatit për Çështjet e Zbulimit si pjesë e hetimit që po kryen. Zoti Flynn kishte kërkuar më parë imunitet nga hetimet. Hetimi i Komisionit është vetëm njëri mes disa hetimeve që po kryhen rreth bashkëpunimit të mundshëm të ekipit të fushatës së zotit Trump dhe Rusisë, mes dyshimeve se Moska u përpoq të favorizojë fitoren e zotit Trump në zgjedhje.
Presidenti Donald Trump e shkarkoi zotin Flynn në muajin pasi u vërtetua se ai nuk i kishte treguar të vërtetën zëvendëspresidentit Mike Pence rreth kontakteve të tij me ambasadorin e Rusisë në Uashington në javët para se zoti Trump të inaugurohej si president.
Gazeta “New York Times” njoftonte javën e kaluar se administrata e re e emëroi zotin Flynn këshilltar të sigurimit kombëtar edhe pse ai i kishte treguar ekipit të tranzicionit të presidentit të zgjedhur se ishte nën hetim federal, sepse kishte punuar fshehurazi gjatë fushatës si lobist i paguar për interesat turke në Shtetet e Bashkuara. Zoti Flynn ishte paguar në këtë rol më shumë se 500,000 dollarë.

Artikulli paraprakNga vijnë të ardhurat e ISIS?
Artikulli tjetër“NYT”: Kina ka vrarë 20 informatorë të CIA-s?