Flet prokurori Stojani: Dhashë dorëheqjen, nuk isha dakrod me mënyrën e funksionimit të institucionit

Sokol Stojani, një ndër drejtorët kryesorë të Prokurorisë së Përgjithshme shprehet se dha dorwheqjen nga poasti që mbante ndërsa, sipas tij, Arta Marku e interpretoi si shkarkim.
Largimi i Stojanit, i cili mbante prej 9 muajsh postin e drejtorit të Inspektimit, Burimeve Njerëzore dhe Mbrojtjes së Dëshmitarëve u komentua me situatën e krijuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, por vetë ai në një bisedë telefonike me BIRN mohoi që çështja e tij të kishte lidhje me procedimin e 10 prokurorëve.
Stojani sqaroi se kishte dhënë dorëheqjen, por kishte marrë si përgjigje lirimin nga detyra. “Mëngjesin e 19 shtatorit, unë kam paraqitur në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm dorëheqjen nga pozicioni që unë kisha. Pasdite mësoj se kjo dorëheqje u miratua duke më shkarkuar nga detyra,” tha Stojani për BIRN.
“Motivet e dorëheqjes janë thuajse personale, unë kam pikëpamje tjetër në drejtimin e një institucioni, në mënyrën e funksionimit apo dhe të rekrutimit të burimeve njerëzore, ndaj dhe e pashë të arsyeshme të largohesha”, shtoi Stojani për BIRN. Zyra e Shtypit e Prokurores së Përgjithshme nuk iu përgjigj pyetjeve që BIRN pati mbi dorëheqjen e një prej drejtuesve kryesorë të këtij institucioni.

Artikulli paraprakShkrirja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, akt i qëllimshëm i Ramës për të mbrojtur Tahirin dhe Milin e Partisë
Artikulli tjetërShullazi kërcënoi Ramën, do dëshmonte për porositë që i jepte për krime, ja pse shkarkoi prokurorët