Flet kunata: Menduan se kishte lekë se shiti lopët dhe…

Detaje të tjera janë zbardhur nga krimi makabër që tronditi Mallakastrën në 5 janar, ku pas 2 ditësh u gjet e pajetë Drita Saliaj. Burime për “Faxweb” kanë bërë me dije se kush janë 3 autorët e ngjarjes.

Nipi i burrit të Drita Saliajt është Luis Saliaj, 16 vjeç, i cili bashkë me dy shokët e tij, Sindi Shehaj dhe Ervis Zotaj kanë hyrë në shtëpinë e 50-vjeçares për ta grabitur. Por pasi ajo ka kundërshtuar, ata e kanë lidhur me shall dhe e kanë vrarë. Trupin më pas ja kanë hedhur në rezervuarin e fshatit Gjerbës.

Lidhur me këtë ngjarje makabre foli për “FaxNews” edhe kunata e viktimës, Laze Saliaj. Ajo tregoi se autorët mund të kenë menduar se ka patur lekë në shtëpi sepse para disa ditësh kishte shitur lopët. Sipas saj, mes familjeve ka patur edhe konflikte të mëparshme për arsye banale.

“Policia na tha që ka ndodhur ngjarja. Ishim në gjumë dhe u trembëm. Erdhi burri dhe mqë than ë mëngjes që e kanë vrarë. Ajo e shkreta i kishte të gjitha në bankë lekët, kanë menduar se kishte lekë brenda se shiti ca lopë. Djali i kunatit është çun i keq. Gjithëmonë kemi qenë të duruar, gjithmonë kanë dashur ta rrahin kunatin, e gjuanin me gurë, por ne kemi qenë të duruar se pse nuk donbim të vrisnim.

Në datën 24 kam qenë këtu, në datën 26 dhjetor kam ikur në Greqi. Hëngrëm, pimë, u kënaqëm. Ne mbrëmë në darkë na mori policia, erdhi burri lart bashkë me policinë. Ndodhi kjo që ndodhi. Babai I këtij çunit është në burg për punë droge, ndërsa kunatin tim e ka rrahur babai i tij për zënka të vogla.

Ai është në Greqi aktualisht, po vjen. E kishte grua. Trupi është në morg, ceremoninë do ta bëjmë kur të vijë burri dhe djemtë. Gjynah që kanë vënë dorë tek ajo. E kishin lidhur, e kishin mbytur me shall. Gjithçka përmbys, sikur kishte rënë një bombë, aq keq e kishin katandisur”, u shpreh kunata.

Artikulli paraprakQytetarët përplasen me policinë në Aeroportin e Rinasit: “Bjere Edi Ramën këtu se ne”…
Artikulli tjetërZbulohet e shkuara e baba Takut, ka qënë i proceduar në vitet ‘80 për falsifikim…