Fjalimi që shkundi politikën

Robert W. Merry

Fjalimi vjetor i Presidentit Trump përpara Kongresit mbrëmjen e së martës tregoi ai nuk ka mbaruar së shkunduri politikën në Uashington. Presidenti renditi të gjithë gabimet e viteve të fundit për të prezantuar më pas një vizion të Amerikës që nuk ishte as republikan dhe as demokrat. Bëhej fjalë për një përzierje planesh, qëndrimesh dhe impulsesh të përzgjedhura me kujdes nga më e mira e të dy partive.
Toni i fjalimit ishte mjaft pajtues dhe tërësisht i distancuar nga agresiviteti politik për të cilin e kanë akuzuar atë më parë. Trump nuk i shmangu hiperbolat, për të cilat është i famshëm si “një valë e re optimizmi është duke depërtuar në tokën tonë”, duke folur për “proges të pabesueshëm” dhe “sukses të jashtëzakonshëm” gjatë mandatit të administartës së tij. Gjatë gjithë kohës që ishte në podium, ai arriti dhe ruajti fort qëndrimin e një kreu të shtetit.
Trump projektoi një ndjenjë të fuqishme të idealizmit amerikan dhe nxiti një frymë të përzemërt patriotizmi. “Kjo ndjenjë”, tha ai, “është arsyeja përse përshëndesim flamurin tonë, përse vendosim dorën në zemër gjatë Zotimit të Aleancës dhe përse këndojmë himin kombëtar”.
Presidenti projektoi ndjenjën e tij të njohur populiste, por me një prekje të lehtë. Ai nderoi themeluesit dhe ndërtuesit e shtetit amerikan, pa iu referuar atyre që sot duan të shembin monumentet e trashëgimisë kombëtare për hir të liberalizmave të ditëve moderne. Duke nxjerrë në pah urtësinë dhe vlerat e popullit amerikan, ai nuk përmendi aspak negativitetin e elitës amerikane.
Emigracioni është përsëri një nga pikat e tij të forta. Përpara Trumpit, Uashingtoni ishte dyzuar ndërmjet atyre që donin të ofronin një formë amnistie për 11 milionë emigranëtët ilegalë dhe atyre që donin kontrollin kufitar të rreptë. Problemi për mbështetësit e kontrollit kufitar ishte se nuk besonin tek establishmenti politik që të arrinte ndonjë kompromis. Ata kishin arsye të forta për të qenë skeptikë.
Trump ndryshoi gjithçka me thirrjen e tij për të ndërprerë të ashtuquajturin zinxhir të emigracionit. Ai kërkon gjithashtu kontroll më të rreptë kufitar, bashkë murin e tij të famshëm. Në këmbim, siç shpjegoi në fjalimin e tij, Trump propozoi një rrugë drejt nënshtetësisë për 1.8 milionë rezidentë ilegalë që janë rritur në Amerikë që në fëmijëri dhe nuk kanë pasur lidhje me hyrjen e jashtëligjshme në vend. Trump e quajti këtë qasje si kompromis ku të gjithë marrin atë që duan.
Ndërsa fjalimi i Trump përmbante shumë propozime bazike republikane – emërimet konservatore, sulmi ndaj rregullimeve federale, ligji i taksave, iniciativat për të rritur llogari-dhënien dhe përpjekjen për të ndërprerë rënien industriale të vendit – ai kundërshtoi edhe disa ikona republikane. Për shembull, ai bëri të qartë se nuk kishte ndërmend të mbështeste tregtinë e lirë, që e konsideron të dëmshme për biznesin amerikan. “Epoka e dorëzimit ekonomik ka mbaruar”, tha ai, duke deklaruar se kërkon një regjim tregtar “të ndershëm dhe reciprok”.
Ndoshta pjesa më intriguese e fjalimit të presidentit kishte të bënte me politikën e jashtme amerikane. Trump nuk tha asgjë që të vinte nga retorika e fushatës së tij e kritikave të ashpra për aventurat e politikës së jashtme të Amerikës gjatë çerek shekullit të fundit. Gjatë fushatës, ai ka dënuar ndërhyrjen e Amerikës në Irak, luftën në Afganistan dhe përfshirjen në rrëzimin dhe vrasjen e Moammar Gaddafit, si dhe përpjekjet për të nxitur ndryshimin e regjimit në Siri. Duket se gjatë fjalimit, presedienti i kishte harruar të gjitha këto.
Ai bëri thirrje për një politikë të jashtme agresive kundër regjimeve dikatoriale, organizatave terroriste dhe shteteve të identifikuara si rivalët kryesorë të Amerikës si Kina dhe Rusia. Ai tha se do të implementonte rregulla më liberale angazhimi për ushtrinë amerikane në Afganistan, duke sinjalizuar se nuk kishte ndërmned ti jepte fund luftës së shpejti.
Për sa i përket tensioneve të vazhdueshme me Korenë e Veriut, sfida më e frikshme me të cilën po përballen Shtetet e Bashkuara, ai u zotua se do të ushtronte presionin maksimal për të mbrojtur vendin dhe për ta zgjidhur çështjen në favor të interesave amerikane. Megjithatë, ai nuk zgjodhi të ofrojë ide konkrete për mënyrën se si mund të zhvillohen ngjarjet dhe cila do të jetë strategjia për t’i dhënë fund programit bërthamor të Koresë së Veriut.
Në tërësi, Presidenti Donald Trump mbajti një fjalim impresionues, ndoshta më të mirin të presidencave të fundit, por nuk ishte një fjalim tipik i politikës amerikane që njohim. Në fund të fundit, arsyeja përse Trump u zgjodh si president i Shteteve të Bashkuara ishte sepse nuk dukej një politikan tipik amerikan.

 

Sondazhet

Sondazhet publike tregojnë se fjalimi i parë i Presidentit Donald Trump mbi gjendjen e vendit, mori një përgjigje përgjithësisht pozitive nga shikuesit. Presidenti vuri theksin tek uniteti dhe bashkëpunimi dypalësh, gjë që u prit mirë nga shumë republikanë, por shkaktoi skepticizëm tek demokratët rreth qëllimeve të tij të vërteta dhe çfarë pritet në të ardhmen.
Pas një viti të trazuar në detyrë, Presidenti Trump e përdori fjalimin e tij mbi situatën në vend, për një thirrje për unitet përpara ligjvënësve të të dyja dhomave të Kongresit dhe një audience mbarëbotërore.
“Të gjithë ne, së bashku, si një ekip, një popull e familje amerikane mund të bëjmë gjithçka. Ne ndajmë një shtëpi, zemër, fat e të njëjtin flamur të madh amerikan”, tha Presidenti Donald Trump.
Republikanët e përshëndetën tonin e butë të presidentit dhe thirrjen e tij për bashkëpunim.
“Ai foli për leje mjekësore të paguar, për infrastrukturën, trajnimin e fuqisë punëtore dhe opioidet. Këto janë të gjitha çështje që përfshijnë të dyja palët. Unë u lumturova për tonin që përdori”, thotë ligjvënësi republikan Brian Fitzpatrick.
Por demokratët shpesh nuk duartrokisnin gjatë fjalimit, tregues i dyshimit të tyre mbi sinqeritetin e presidentit. Shumë demokratë vunë në dyshim nëse presidenti është i gatshëm në të vërtetë, të bëjë kompromis mbi imigracionin.
“Pikëpamjet e këtij presidenti mbi imigracionin janë ekstreme. Ata i bëjnë thirrje një grupi të ngushtë, fanatik, racist të bazës së tij”, tha ligjvënësi demokratat Jim Mcgovern.
Sondazhet e menjëhershme pas fjalimit treguan se toni më i butë i presidentit ishte të paktën fillimisht efektiv.

Përgatiti
KLARITA BAJRAKTARI

Artikulli paraprakEtika në botën e teknologjisë
Artikulli tjetër“Eurazia e Madhe” e Putinit, ka perspektiva dhe kufizime