Fitore për Bajernin dhe Dortmund

Bajerni i Mynihut i bën 3 fitore në 3 javë, duke mos zhgënjyer përballë Ingolstadit në shtëpi pavarësisht një fillimi të vështirë. Skuadra e Ançelotit nuk arriti të ruajë dot rrjetën e paprekur këtë herë dhe për shkak të një goli të shpejtë të miqve që në minutën e 6-të me autor Lezcanon, por finalizimi i Lewandowskit 13 minuta më pas e bëri Bajernin që të paktën të barazonte mjaft shpejt. Ingolstadt qe një sezon më parë armën më të fortë kishte pikërisht mbrojtjen arriti të rezistojë deri në minutën e 50-të, përpara se Alonso dhe Rafinha të mbyllinin ndeshjen me rezultatin 3-1 në favor të kampionëve të Gjermanisë.
Borusia e Dortmundit brenda katër ditësh regjistroi të dytën ndeshje me fitore 6-0, këtë herë në kampionat ku mundi Darmstadt, që një vit më parë e kishte ndalur në shtëpi. Castro ishte lojtari i ndeshjes, teksa shënoi 2 gola dhe dha një asist, një prej të cilëve në minutën e 7-të. Ndërkohë që goli i dytë ai i 4-0 ishte një mrekulli, për mënyrën e finalizimit, ashtu si dhe ai i 5-0 i shënuar nga Rode po me takë. Golin e parë me fanellën verdhezi shënoi dhe talenti Emre Mor, ndërsa në fillimin e pjesës së dytë patën realizuar dhe Ramos e Pulisiç.
Ndërkohë, Milani kthehet te fitoret në Serinë A. Pas dy disfatave radhazi, të besuarit e Montella-s kaluan 1-0 në fushën e Sampdoria-s, me golin e Carlos Bacca në fundin e sfidës. Një sukses i vuajtur për kuqezinjtë, që vazhdojnë të mos shkëlqejnë, duke shfaqur pak fantazi në mesfushë dhe mangësi në finalizim.
Në sfidën që hapi javën e katërt të kampionatit italian nuk munguan polemikat, për rrjetën e anuluar të Barretos për Sampdorian në minutën e 70-të. Me të dyja skuadrat që kërkonin të ktheheshin te fitorja, Milani provoi me Baça-n në të 74-ën, festa e të cilit u prish nga shtylla. Në krahun tjetër, i pafat ishte edhe Luis Muriel që barazoi numrin e shtyllave të goditura.
Kontestimet e vendasve për gjykimin vazhduan edhe 6 minuta përpara fundit të sfidës, me Muriel që shënoi, por aksioni u ndërpre për prekje të topit me dorë. I drejtë vendimi i arbitrit Irrati.
Ai episod ktheu gjithçka në favor të Milanit, me kuqezinjtë që në të 85-ën realizuan golin e fitores me Carlos Bacca. Kolumbiani i aktivizuar në 25 minutat e fundit të sfidës, shfrytëzoi një pasiguri të mbrojtjes së Sampdorias dhe me klas të jashtëzakonshëm e dërgoi topin në rrjetë.
Një sukses i rëndësishëm për “Djallin”, edhe sepse kjo ishte ndeshja e parë ku kuqezinjtë nuk pësuan gol. Milani ngjitet në kuotën e 6 pikëve dhe pavarësisht vuajtjeve fiton besim në rrugën e gjatë të kampionatit, ku objektivi është kthimi në kupat e Europës.

Artikulli paraprakMou kërkon kthesën
Artikulli tjetërVdekja e dyfishtë në maternitet, pranga mjekëve