Fino: Nëse do të isha unë Kryeministër, do të jepja dorëheqjen

Ish-Kryeministri Fino deklaroi në programin e gazetarit Krasta se në rast se ai do të isjte Kryeministrër do të jepte dorëheqjen pas skandalit të përgjigjes. “Nëse unë do të isha i ndërgjegjshëm për rastin në fjalë patjetër që do të jepja dorëheqjen”, tha Fino duke ju përgjigjur kështu pyetjes së gazetarit Krasta.

Ndryshe nga Fino, Rama ka reaguar duke kërkuar hetimin pë rata që nxorën sekretin. Pastaj deklaroi se do të kërkojë hetim për gazetarin gjeramn të BILD që publikoi përgjimet.

Zoti Fino nëse ju do të ishit kryeministër, ose më saktë nëse këto që kanë ndodhur do të kishin ndodhur kur ju ishit kryeministër a do ta kishit dhënë dorëheqjen?

Fino: Nëse do të kishte ndodhur dhe unë do të isha i ndërgjegjshëm që e kisha bërë sigurisht që do të jepja dorëheqjen. Të vërtetohen dhe duhet t’i shohim. Në Shqipëri nuk është një fenomen i një force politike. Të gjithë mundohen të jenë dhe të marrin votat. Po nga i ka marrë Bild. Ne e kemi marrë vlerësimin e popullit. Sot jemi para një fushatë tjetër, jemi përballë publikut dhe demokracia bëhet duke vlerësuar njerëzit. Verdikti i çdo force politike është tek populli.

Do ta shkarkoni presidentin Meta?
Fino: E enjtja qe një ditë shumë interesante dhe kjo mbase mund të ndodh njëherë në 100 vjet.Ne nuk i kemi numrat për të shkarkuar Presidentin e Republikës. Zhdekreti që ka bërë Meta është jo ligjor, në rastin në fjalë presidenti ka për detyrë vetëm të dekretoj dhe këtu mbaron. Presidenti është mbi palët. Unë kam respekt për institucionin e presidentit.

Artikulli paraprakBasha i prerë pas skandalit të përgjimeve: Asnjë negociatë me krimin, largim i Ramës!
Artikulli tjetërBasha: 21 Qershori, demonstrim i vullnetit tonë të pakthyeshëm e të pandalshëm për të ndryshuar Shqipërinë