Financieri i bandës “Habilaj” rrëfehet nesër në Katania, dëshmia e tij fundos Tahirin?!

Nezar Seiti, i ashtuquajturi financieri i bandës “Tahiri Habilaj” nesër në orën 14:00 do të dëshmojë në prokurorinë e Catanias, ku ndodhet prej 8 ditësh i transferuar nga Roma. Duket se një marreveshje bashkëpunimi me drejtesinë italiane është gatuar mes të pandehurit dhe autoriteteve.
Rrëfimi i thelluar i Seitit ka alarmuar Tiranën pasi përveç Habilajve, Tahirit dhe të arrestuarve, janë dhe emra të tjerë të prokurorisë, gjykatës e policisë të peërfshirë në dëshmi që rrezikojnë tej parashikimeve të deritanishme. Burime të besueshme të përfshhirë në proces hetimor thonë se pëlqimi i Nezar Seitit duket se ka mbërritur dhe autoritetet janë gati për një seancë të gjatë nesër duke nisur nga ora 14:00.
Avokati mbrojtes që e ka përfaqësuar në Shqipëri, Detar Hysi ka këshilluar klientin e tij të vijojë procesin dhe jo të bashkeëpunojë duke shprëzuar në pozicionin jo rëndues të klientit. Ndërsa po sipas të njejtave burime, avokati italian Biagio Maurizzio Catalano, ka qenë pro basshkëpuninit me drejtësinë duke përfituar rrethana të konsiderueshme lehtësuese për klientin e tij.
Jane disa episode të tjera hetimore ku Seiti dhe Habilajt janë përfshirë dhe kjo e ka rënduar së tepërmi grupin duke rrezikuar dënime ekstreme. Kjo me sa duket ka shtyrë Nezar Seititin të konsiderojë seriozisht bashkëpunimin.
Ka një peërpjekje intensive nga të tjerë të përfshirë në këtë dosje kryesisht nga Tirana që bëjnë të pamundurën ta shtyjnë deëshminë dhe të mos shkojë Nezar Seiti në këtë rrëfim që sjell me siguri urdhërarreste të reja nga Italia. Kjo mund të sjellë zhvillime të forta të kesaj dosje në Tirane duke ndryshuar ndoshta dhe statusin penal të ish-ministrit Tahiri.

Gjithashtu ka pjesë dosje të paardhura në Tiranë që kane histori të reja trafiku. Kanë shkuar dhe priten të shkojnë përfaqësues të Krimeve të Rënda duke kaluar në njeë etapë të pakthyeshme të hetimit që nuk mund ta ndalojë mazhoranca në Tiranë.
Ish-ministri I Brendshëm, Saimir Tahiri është nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda nën akuzën e trafikut të drogës me bnandën e Habilajve.
Prokuroria shqiptare ka prova të rënda që implikojnë ish-Ministrin Saimir Tahiri në trafikun e drogës. Krimet e Rënda i kërkuan Parlamentit heqjen e imuntitetyin deputetit Tahiri, por këkresa u rrëzua nga PS me porosi të Ramës.
Kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj, gjatë fjalës së tij në Këshillin e Mandateve, ku u diskutua lidhur me kërkesën e organit të akuzës për arrestimin e tij, deklaroi se ka prova ndaj ish-ministrit Tahiri.
Hajdarmataj bëri të ditur vetëm një pjesë të provave dhe dyshimeve që sipas tij implikojnë Tahirin në grupin e trafikantëve të Habilajve. Kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda shtoi se ka prova që në disa raste Tahiri ka udhëtuar me automjetin “Audi” me targë AA003GB, si dhe emri i Tahirit përmendet në bisedat telefonike të Habil;ajve, biseda të përgjuara nga Antimafia italiane.

31232500 10214394256583811 7073226493685969308 nProkura e avokatit italian

Artikulli paraprakVideo-skandal! Saranda e mbytur nga ujërat e zeza!
Artikulli tjetërXhafaj në Berat, në rrugën e Tahirit apo…?