Fillon shitja e biletave për ndeshjen Shqipëri-Itali

Federata shqiptare e Futbollit ka nxjerrë në shitje biletat për ndeshjen kualifikuese të kupës së botës kundër Italisë. Shqipëria më 9 tetor do të presë në Shkodër në stadiumin “Loro Boriçi” kombëtaren e Italisë, në kualifikimet për kupën e botës. Pikërisht për këtë ndeshje, FSHF ka njoftuar se ka nisur shitjen e biletave. Shitja fillimisht do të bëhet online në faqen zyrtare të FSHF-së në internet dhe pastaj do të fillojë dhe shitja në terren.

Artikulli paraprakKategoria ngre siparin, sytë nga Tirana
Artikulli tjetërNjë derbi i dyfishtë! Në garë edhe për abonimet