FIFA i kundërpërgjigjet “France Football”

FIFA i “përgjigjet” “France Football”. Pas ndarjes me revistën franceze që solli thyerjen përfundimtare mes Federatës Botërore dhe “France Football”, e cila do të organizojë sërish e vetme çmimin e Topit të Artë, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka vendosur të organizojë “Best FIFA football Awards”, çmimet e futbollin nga FIFA që do të jepen më 9 janar në Zyrih dhe do të nderojnë protagonistët e vitit futbollistik. Një event ndryshe në krahasim me të kaluarën, pasi tifozët do të mund të marrin pjesë në votim, 50% e preferencave do t’iu rezervohet tifozëve nga e gjithë bota, ndërsa gjysma tjetër do të jetë fryt i votave të trajnerëve dhe kapitenëve të kombëtareve, bashkë me gjykimin e një grupi të përzgjedhur nga mbi 200 përfaqësues të mediave botërore.
Votimet do t’i përkasin 8 kategorive të ndryshme, lojtarit më të mirë dhe trajnerit më të mirë të vitit si për futbollin e meshkujve ashtu dhe për atë të femrave. Çmimi Puskash për golin më të mirë, çmimi i Fair Play, Fifa Fan Aëard për tifozët dhe Fifpro World 11 për formacionin më të mirë të vitit. Këtë javë FIFA do të shpallë kandidaturat për të gjitha kategoritë me 10 alternativa për secilën dhe më pas do të arrihet në lista të reduktuara me 3 finalistët për çdo kategori që do të komunikohen zyrtarisht më 2 dhjetor.

Artikulli paraprakBartomeu: Messi më i miri, pas 2 muajsh rinovimi
Artikulli tjetërPassarella: Messi s’duhet të jetë kapiteni te Argjentina