Fier, gjendet i vdekur roja i kolaudimit të mjeteve

Gjendet i vdekur roja i pikës së kolaudimit të mjeteve në Fier. Bëhet e ditur se 65-vjeçari G.H. është gjetur i vdekur mëngjesin e djeshëm në vendin e punës. Ngjarja ndodhi në pikën e kolaudimit të automjeteve ku punonjësit kanë parë në meëngjes rojen e godinës të pajetë. Punonjësit njoftuan policinë, e cila mbërriti në vendngjarje bashkë me ekspertët kriminalistë. Këta të fundit thanë paraprakisht se 65-vjeçari ka vdekur për shkaqe natyrale.
Megjithatë trupi i G.H., është dërguar në morg për tiu nënshtruar autopsisë nga e cila pritet të zbardhet shkaku zyrtar i vdekjes. Policia tha se po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të vdekjes së 65-vjeçarit.
Policia e Fierit njoftoi se “në datën 14.08.2017, ora 06:10, në lagjen “1 Maji” Fier, tek pika e kolaudimit të mjeteve, është gjetur në vendroje i vdekur shtetasi G.H, 65 vjeç, banues në lagjen “Sheq i Madh” Fier. Nga hetimet paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”.

Artikulli paraprakI dënuari me burg ndryshon emrin në Shqipëri, arrestohet në Itali
Artikulli tjetërHumb jetën në aksident polici kufitar në Shkodër