“FESTAT E KOKAINËS bëjnë namin në Tiranë”, habit gazetarja: Organizohen në vilat luksoze

Përdorimi i lëndëve narkotike është kthyer në një zakon të përditshëm në kryeqytet dhe si strehë po përdoren vilat luksoze në Tiranë.

Gazetarja Anila Hoxha ka folur më gjerësisht sa i takon këtij trendi të ri që është përhapur gjerësisht së fundmi.

Teksa ishte e ftuar në emisionin “Wake Up”, ajo tha se kryesisht në vila luksoze në kryeqytet, të cilat merren me qira, organizohen festa ku konsumohet hapur kokainë.

Lidhur me numriin më të madh të shpërndarësve dhe përdoruesve të lëndëve narkotike në vendin tonë, ajo tha se kryeson Tirana, më pas Elbasani dhe Durrësi.

“Tirana, Elbasani dhe Durrësi janë qytete që kanë më shumë shpërndarës dhe përdorues të lëndëve narkotike. Shefi i Antidrogës pranon se sa i takon përdorimit të kokainës, ka hyrë një trend i ri në bare, festa, në ambiente private, kryesisht në shtëpitë private me qira”, u shpreh gazetarja Hoxha.

Artikulli paraprakDisiplina e jovertebrorëve
Artikulli tjetërShpërthimi në biznesin e deputetit socialist, arrestohet përgjegjësi i punimeve (Emri)