Federata gjermane, e pakënaqur me VAR

VAR duhet të ishte një sistem revolucionalizues në botën e futbollit, por në Gjermani duket se nuk janë plotësisht të kënaqur nga aplikimi i tij dhe pse deri në këto momente është aplikuar. Federata gjermane e Futbollit ka shprehur pakënaqësi lidhur me përdorimin e sistemit sipas së cilës nuk është 100 për qind efektiv duke qenë se ka patur vështirësi në dy javët e para në komunikimin e vendosur mes gjyqtarëve të fushës dhe qendrës së afrimit të asistencës teknologjike në Këln.
Gjithashtu, një zëdhënës i DFL ka sqaruar se dhe offside virtual nuk ka funksionuar dhe nuk është ende funksional dhe gjyqtari kryesor duhet ende të mbështetet në marrjen e një vendimi në një rast të ngjashëm te asistentët e tij, siç ka ndodhur në fakt deri sezonin e kaluar. Reagimi i DFL erdhi pas disa ankimimeve të bëra nga zyrtarë të klubeve të ndryshme të Bundesligës, me Rudi Voeller që deklaroi se personat përgjegjës në zyrën qendrore të VAR në Këln kanë treguar totalisht paaftësi në sinjalizimin e rasteve të diskutueshme në fushën e lojës.

Artikulli paraprakI pakënaqur tek Bajerni
Artikulli tjetërMonaco, largimi i Mbappe sjell 4 lojtarë të rinj