FBI ngre alarmin: Ja si po përpiqet Kina të bëjë me koronavirusin

Kina, përmes hakerave dhe rrjetit të saj të spiunazhit, po përpiqet të vjedhë zbulimet e vaksinave amerikane ndaj koronavirusit nga studiuesit amerikanë.

Alarmin që fillimisht e ngriti New York Times, FBI dhe Departamenti i Sigurisë Kombëtare të SHBA po përgatiten të lëshojnë një ‘paralajmërim publik’ për të paralajmëruar të gjithë për ofensivën e Pekinit.

“Ne jemi duke udhëhequr botën në kërkimet mbi trajtimin dhe vaksinat. Është imorale të godasim Kinën me thashetheme dhe shpifje në mungesë të provave”.

Kështu deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Zhao Lijian sipas Neë York Times. Kina, shton Zhao, “mbështet fuqimisht sigurinë në internet dhe është viktimë e sulmeve kibernetike”.

Ndërkohë, Presidenti Amerikan Trump ka ripostuar një artikull që citon zbulimet e të përjavshmes gjermane Der Spiegel, sipas së cilës udhëheqësi kinez Xi Jinping personalisht i kërkoi Organizatës Botërore të Shëndetit në 21 Janar të vonojë shpërndarjen e informacionit për transmetimin e koronavirusit nga njeriu tek njeriu dhe deklarimin e pandemisë. Zbulimi i Der Sipegel vjen bazuar në burime të inteligjencës gjermane.

Artikulli paraprakBerisha publikon mesazhin: Zjarr tek Ministria e Financave, është i qëllimshëm…
Artikulli tjetërBasha mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Akademikut Gudar Beqiraj