Fasonët drejt falimentimit, rrezikohen mijëra vende pune, Basha jep alarmin nga Fushë-Kruja

Kreu i PD, Lulzim Basha pas Krujës është ndalur dhe tek fasoneritë e Fushë- Krujës për të bashkëbiseduar e pronarët dhe punonjësit për përballimin që ky sektor i bëri pandemisë.

Basha thotë se qeveria iu vetëm nuk ka dhënë asnjë ndihmë për këtë sektor duke rritur ndjeshëm papunësinë, por ulja e kërkesës në treg mund të sjellë falimentimin e këtij sektori.

STATUSI I LULZIM BASHËS

Qytetarët po zhyten çdo ditë e më shumë në varfëri. Edi Rama nuk ka respekt për punën dhe as për ndershmërinë sepse ai nuk ka hallin e shqiptarëve por të oligarkëve.

RAMAVIRUSI ka prekur rëndë biznesin fason në Shqipëri. Punonjësit dhe pronarët e disa fasonerive në Fushë-Krujë ndanë shqetësimin dhe ngritën alarmin që lënia pa ndihmë e këtij sektori përveç rritjes së ndjeshme të papunësisë si pasojë e uljes së kërkesës së tregut për produkte, po e çon drejt falimentimit këtë sektor kaq jetik për shumë familje të kësaj zone.

Artikulli paraprakSi pastrohen paratë, kulla me 25 kate do ngrihet nga kompania që ka 5.7 milionë euro detyrime, fitimi 120 milionë euro
Artikulli tjetërSkandali në Twitter pas postimit të Trump, vjen kundërpërgjigja: Kush censuron…