Farsa e Kavajës, rivalet po bëjnë bashkë fushatë!

Vetëm në pushtetin e Edi Ramës mund të ndodhë që një proces për përzgjedhjen e kandidatit për kryetar Bashkie të degradojë në atë nivel banditizmi sa të bëhet dhe qesharak, siç po ndodh në Kavajë. Megi Katroshi është aktualisht Kryetare e FRESSH, dhe megjithëse nuk ka kaluar ende moshën e adoleshencës është vënë në listën që i është dërguar Ramës për kandidatët për kryetar Bashkie. Ajo së bashku me Silva Dajën, bashkëshorten e Gentian Dajës së dënuar për trafik, janë të vetmet femra nga gjashtë emrat, por kjo nuk e ndalon Katroshin të bëjë fushatë për rivalen e saj. Në dy postime në rrjetin social Facebook, ajo e shfaq hapur se po bën fushatë për gruan e Gent Dajës, megjithëse PS në qendër ska dalë ende me një emër konkret. Siç shihet dhe në foto, ato vetëm si rivale nuk duken.

Miratimi nga Rama

Sinjali është dhënë që në ditën kur u zyrtarizua 7 maji si dita e zgjedhjeve në Kavajë. Në mediat afër kryeministrit, siç është bërë zakon nga këshilltari i tij u përfol për një kandidate femër, dhe të nesërmen në mbrëmjë dolën dhe emrat ku në listë ishin vetëm dy. Adoleshentja e FRESSH-it, Katroshi dhe gruaja e Gentian Dajës. Kjo e fundit duhet të kalojë dhe vettinguin e arsimimit, pasi flitet se diplomën ja ka blerë i shoqi (në fakt dhe Enveri vetëm tetë klasë shkollë kish, por me sa duket kjo spërbën problem për standardet e Ramës). Veprimi është sa qesharak aq dhe mafioz i dyshes Roshi-Daja. Aq hapur e kanë luajtur lojën banditët, sa nuk kanë guxuar të venë dhe një emër sadopak dinjitoz në listë, por kanë zgjedhur një adoleshente, megjithëse kishin premtimin paraprak të Ramës për bashkëshorten e Dajës.   Një veprim që shpreh dhe faktin se në atë qytet skemi më të bëjmë me një pushtet vendor, të rregulluar me ligj, por me veprime mafioze dhe dinasti krimi, të cilat zëvendësojnë njëra-tjetrën. Banditët e Kavajës, në pamundësi për të kandiduar vetë, pasi nuk i lejon ligji i dekriminalizimit, por kandidojnë bashkëshortet si vazhdimësi të korrupsionit dhe domeinit që ata duan ta kontrollojnë. Dhe për këtë qëllim kanë gjetur bashkëshorten e Gentjan Dajës, e cila për herë të parë që do shëtisë në Kavajë do jetë fushata për të kërkuar vota. Gentian Daja me mentalitetin e “çunit të fortë”, siç na thonë qytetarët atje, se ka lënë të kalojë pragun e shtëpisë në këto vite, por thjeshtë ka përdorur emrin e saj nëpër kompanitë e ndërtimit ku është ortak me Roshin me pesë emra. Merita e saj e vetme, e cila është vënë për të kandiduar është ajo e të qenit gruaja e Gentian Dajës.

Daja i liron vendin Roshit

Por farsa elektorale e Kavajës nuk mbaron me kaq. Ditën që u zyrtarizua emri i Silvana Dajës, si kandidate për Bashkinë, Gentiani, burri i saj do të jepte dorëheqjen nga posti i kryetarit të PS-së së këtij qyteti. Veprimi më qesharak ka ndodhur në mbledhje, ku pasi ka njoftuar dorëheqjen e tij, ka prezantuar dhe kryetarin e ri të PS-së për Kavajën. Duke i rrahur shpatullat, ai i ka liruar vendin Enver Roshit, me fjalët “Ta gëzoni kryetarin e ri”. Në fakt, Roshi sipas burime nga PS e Tiranës, është dhe i preferuari i Ramës për postin e kryetarit të PS-së, por edhe një kërkesë e të deleguarit Ahmetaj, i cili e sheh Roshin dhe Dajën si një garanci më shumë për vjedhjen e votave atje, në një situatë që ska asnjë shans të fitojë në këtë qytet. Pra, më shumë farsë se kaq nuk ka se si bëhet. Trafikantët e Kavajës, po shkëmbejnë postet ku njëri merr bashkinë dhe tjetri merr partinë. Kjo bëhet në një kohë, kur nga institucionet ndërkombëtare është ngritur alarmi për implementimin e elementit kriminal dhe parave të drogës në fushatën elektorale. Zgjedhjet e parakohshme në Kavajë, janë dëshmia më e qartë e rrezikut që paralajmëron opozita dhe që prej më shumë se 40 ditësh ndodhet në protestë.

Emrat që i janë dërguar Ramës për Kavajën

1. Dorjan Murati (ish-drejtor i ALUIZNI-t Kavajë)
2. Ilir Gjuzi (Administrator i Golemit)
3. Megi Katroshi (Kryetare e FRESSH Kavajë)
4. Silvana Daja (Bashkëshorjta e kreut të PS Kavajë)
5. Klodian Shehu (Nënkryetar i Bashkisë Kavajë)
6. Elton Derjaj (ish-kreu i FRESSH Kavajë dhe ish-zv/drejtor i Doganës së Tiranës)

Artikulli paraprakSi u përgjua Presidenti Trump në Fushatë?
Artikulli tjetërKadri Morina “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti Amerikan School of Global, Florida