Falja e detit/ Berisha denoncon negociatorin tjetër të Ditzi Bushatit

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e një diplomati, i cili denoncon figurën e një prej prestarëve të palës shqiptare në negociatat me Greqinë.
“Diplomati dixhital denoncon negociatorin tjetër te faljes se detit te Ditzi Bushatit!
Lexoni mesazhin e tij”, shkruan Berisha në një psotim në Facebook.
“Qirko njihet per zellin e tij prej spiuni dhe njeriu te lig. Jo me kot Ministri Bushati e zgjodhi sekretar te pergjithshem e qe koleget e Qirkos e therrisnin sekretar i partise. Megjithse punonjes i Ministrise, Qirko beri listen e spastrimeve te kolegeve e ia vuri ne tavoline Bushatit. I beri relacion ministrit per grupin negociator te 2009 dhe i dergoi ne prokurori, packa se ata me pas u shperblyen per “tradhetine” e bere. Si rezultat i spastrimeve te hetuesit bolshevik Qirko ne MPJ ne 2013-2014, Ministria eshte detyruar te paguaje deri tani mbi 270 milion leke demshperblime me vendim gjykate, madje ti ktheje ne pune. Ne Ministri eshte njeriu me i urryer per shkak te zellit prej njeriu te lig dhe spiun. Shume zullume i ka bere me iniciativen e vet duke ia mveshur ministrit Bushati edhe pse ky i fundit ndofta jo gjithnje ka qene ne dijeni. Gjate kohes si Sekretar i Pergjithshem ringjalli luften e klasave me zellin e prokurorit bolshevik. Shkaterroi ligjin e sherbimit me jashte duke demtuar edhe intetesat e kolegeve pasi vete ishte i mbrojtur politikisht. Se cfare misioni ka ne grupin e negociatoreve eshte mister, por gjithsesi jo ne te mire te Shqiperise. Ne Londer merret me cdo gje pervec interesave te shqiptareve. Flitet se merr pagese edhe per bashkeshorten sic eshte parashikuar me ligjin e sherbimit me jashte, por me kusht qe te mos jete ne pune. Ajo qendron ne Tirane e punon si mjeke private”, shkruan diplomati.

Artikulli paraprakRomeo Gurakuqi vjen me librin e ri “Shqipëria dhe “Tokat e Lirueme”, 1939-1946”
Artikulli tjetërInvestigimi qesharak i BIRN; akuzon Llallën për rivlerësim prone dhe një tender 5.2 milionë lekë