Terrorizohen banorët/ Fadromat e IKMT shembin natën banesat në Shkozë, policia arreston një familje

Fadromat e IKMT kanë shkuar natë për të shembur banesat në zonën e Shkozës në Tiranë, ku fillimisht është shembur një godinë e pabanuar.
Ndërkaq burime bëjnë me dije se është shoqëruar një prej familjeve që ndodhet në zonë.
Janë dhjetra familje që do të nxirren në rrugë me projektin e Unazës së madhe që do të kalojë në Shkozë.
Njësoj si banorët në zonën e Astirit dhe qytetarët në Shkozë shprehen se ata nuk janë kundër projekteve zhvillimore, po për ata duhet të jepet një zgjidhje e pranueshme.
Mes personave që protestojnë janë edhe fëmijë me lot në sy, të cilët janë detyruar që të lënë shkollën, dhe po pëpiqen me çdo kusht që të mbrojnë shtëpitë e tyre.
Edhe dje banorët thanë për Fax Neës se atyre nuk iu është paraqitur asnjë shkresë zyrtare për shembjen e banesës së tyre dhe se punonjësit e shtetit janë duke punuar si hiena.
Shumë prej qytetarëve kanë dalë që në orët e para të mëngjesit të djeshëm për t’u përballur me forcat e policisë që janë të shumta në numër.

sh

Artikulli paraprakDogjën Parisin, fitore në Francë e protestuesve, Macron tërhiqet nga rritja e taksës 6 cent për karburantet
Artikulli tjetërZgjedhjet të rrezikuara, skadojnë 1.4 milionë karta identiteti, çfarë do të ndodhë?!