Euro vazhdon rënien në pikiatë

Euro ka shënuar nivelin më të ulët që nga fillimi i marsit, duke u këmbyer dje me 135.2 lekë. Sipas ekspertëve tashmë është bërë trend që me afrimin e datës së pagesës së sigurimit, bizneset nxitojnë të këmbejnë valutë për të kryer pagesën. Euro në tregun vendas ka qenë përgjithësisht e dobët që nga tetori i vitit të kaluar dhe arriti nivelin më të ulët që nga viti 2009 më 22 dhjetor 2016 në 134.4 lekë.
Ndërsa në tregjet ndërkombëtare monedha euro ka shënuar rritje përkundrejt dollarit amerikan.
Tashmë duket se kursi i këmbimit eur/lek ka zbritur në nivelin e ekuilibrit rreth 136 lekë. Aktorët e tregut pohojnë se nëse vijon të ketë ofertë të lartë për valutë, në verë, kur sezonalisht ka forcim të lekut për shkak të prurjeve të emigrantëve, euro mund të zbresë edhe në 133-134 lekë.

Artikulli paraprakPAK protestë para Kuvendit, kërkojnë rritje të pagesës së paaftësisë
Artikulli tjetërVeliaj kthen në pallate hapësirën për park publik