“Është alternativa e vetme”/ Ish-presidenti Topi rikonfirmon mbështetjen për Bashën: Gati për bashkëpunim!

Ish presidenti i vendit Bamir Topi tha nga studio e News 24, se midis Berishës dhe Bashës zgjedh të mbështesë Bashën.

I pyetur për përfshirjen e tij në politikë dhe në linjën me kreun e PD-së, Lulzim Basha, Topi tha se në binomin Berisha-Basha do të mbështesë këtë të fundit.

Bamir Topi: E inkurajoj, sepse ka nevojë për zëra të tjerë.

Aty nuk ke shans për të mbështetur, se aty ose do gjuash në karrige, ose do hash ndonjë karrige kokës. Situata është tepër e rëndë. Situata që shihet në Parlament, është tepër e rëndë.

Jam shumë i interesuar për politikën, sepse është politika për vendin tim.

Do i sugjeroja atë që është e vështirë ta bëjë.

Njerëzit që realisht mund të mbështesin Bashën do të shtoheshin në numër, vetëm në rastin kur të bëjë transparencë të plotë të marrëdhënieve me Berishën në kohën e vendimmarjeve të mëdha politike.

Në binomin Basha – Berisha unë sigurisht do mbështes Bashën, por është koha e një trajektoreje të përfunduar, dhe është koha që një politikan ndonëse ka bërë gabime ka mundësi të gjenerohet, por jo i vetëm. Duhet të krijojë ekip, të krijojë bindje.

Artikulli paraprakPuthja ndaj Baerbock: Zemërim në mediat sociale
Artikulli tjetër“Punësimi i të fejuarave të djemve, janë thjesht tregues i…”, Prokuroria pezullon nga detyra kreun e Urdhrit të Stomatologut, BIRN rendit shkeljet