Erdhi me simptoma nga Italia, 40 vjeçari nga Bulqiza futet në karantinë, flet nëna e tij

Një 40 vjeçar me origjinë nga Bulqiza, i kthyer më datë 22 shkurt nga Italia ka shfaqur simptoma të rënda shëndetësore gjatë ditëve të fundit.

Fillimisht ai u paraqit në spitalin e Bulqizës, të cilët e kanë dërguar për në Tiranë.

40 vjeçari është dërguar tek reparti Infektiv duke u futur në karantinë. Mjekët i kanë marrë monstrat për ti bërë analizat për të verifikuar nëse është i prekur apo jo nga koronavirusi. Analizat i janë marrë mbrëmë dhe pritet që të dalë përgjigja shumë shpejt.

Nëna e tij, jashtë ambienteve të Urgjencës tek Spitali Infektiv tha në një prononcim për gazetarët se djalin e kanë sjellë me makinë personale fillimisht pranë Sanatoriumit dhe më pas drejt QSUT-së.

“E çuam tek spitali në Bulqizë, pastaj erdhëm direkt për në Tiranë. Nga sanatoriumi na sollën këtu (tek infektivi). Nga Bulqiza erdhëm me makinë personale, nga ora 5 e ca.

I kanë marrë analizat, asnjë lloj përgjigjeje. Vetëm i kanë dhënë një kokërr. Analizat ia kanë marrë edhe në mëngjes, edhe dje. As mua nuk më kanë bërë kontroll. Akoma nuk na e kanë dhënë se çfarë sëmundje ka”, tha ajo. /abcnews.al

Artikulli paraprakQytetarët në stacionet e urbanëve: S’kemi frikë të udhëtojmë në autobus, koronavirusi është vetë Rama
Artikulli tjetërCoronavirusi/ Vetëizolohet presidenti i PE, Sassoli! Vizitoi Italinë në fundjavë