Era e fortë në bregdet, pezullohet lundrimi për tragetet e linjës Durrës-Bari

Moti i keq dhe deti me dallgë të forta, ka bërë që të pezullohet lundrimi i trageteve të linjës Durrës-Bari dhe anasjelltass për këtë të premte.

Pezullimi i lundrimit u njoftua nga ana e kapitenerisë së Portit të Durrësit, duke referuar situatës së kushteve të përkeqësura të motit.

Përveç trageteve është ndaluar edhe lundrimi i anijeve tregtare, si dhe flota e peshkimit që operon përgjatë bregdetit shqiptar deri në një urdhër të dytë të kapitenerisë.

Gjithashtu ekuipazhi i mjeteve lundruese është njoftuar që të marin masa për sigurimin e tyre me qëllim shmangien e situatave dhe incidenteve detare përgjatë 48 orëve të fundit.

Artikulli paraprakZgjedhja e prokurorëve të SPAK, ja kur do të intervistohen kandidatët nga KLP dhe OPDAT
Artikulli tjetërEmigrimi i studentëve bëhet kronik, 100% e të ikurve shumë të kënaqur