Engjëll Dakli mbyll sytë përgjithmonë!, mesazhi i ndjerë i ish-Kryeministrit Berisha

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-ministrit dhe ish-kryetarit të Bashkisë Elbasan Engjëll Dakli.

Mesazhi i ish-Kryeministrit Berisha

Engjell Dakli mbyll sytë përgjithmonë!

Miq, Engjell Dakli, një personalitet i njohur vendit, veprimtar i shquar i Partisë Demokratike, ish deputet dhe ish-ministër i saj, ish-kryetar i Bashkisë së Elbasanit dhe qytetar nderi i këtij qyteti nuk është më midis nesh.

Pasardhës i një familje intelektuale, atdhetarë të nderuar, Engjell Dakli do rreshtohej që në fillim në radhët e Partisë Demokratike dhe me aftësitë, virtutet, përkushtimin e tij shembullor do të jepte një kontribut të shquar në qeverisjen qëndrore dhe vendore të vendit.

Ndarja e parakohshme e tij nga jeta është një humbje dhe zi për familjen, miqtë dhe të afërmit, qytetin e Elbasanit, Partinë Demokratike dhe vendin në tërësi.

Në këtë ditë dhimbje dhe zije unë i shpreh familjes së respektuar Dakli, ngushëllimet e mia më të ndjera dhe lutem së bashku me ta që shpirti i mirë i Engjullit të tyre të gjej paqen e merituar.

Amin!

Artikulli paraprakTë rinjtë e Kukësit me Bashën: Duam të dimë çfarë do bëhet me Universitetet? A do shkojmë në auditore?
Artikulli tjetërVirusi bën kërdinë! 18 viktima dhe 801 raste me Covid-19 në 24 orë