Endri Hasa: Në vend që të arrestohet, vrasësi i gardistëve merr letrën e OFL në arrati

“Kur policia shndërrohet në trupë gaztorësh”

Ish-deputeti i PD, Endri Hasa shkruan se ‘vrasësi i gardistëve, në vend të arrestohet e të vuajë dënimin, në arrati merr formularin nga OFL’.

Reagimi i Endri Hasës

OFL po vepron si një grup klounësh, që tallen me ligjin dhe me qytetarët.

Kjo që kanë bërë në Cërrik me gjoja pasurinë e Llazar Bicjes është vetëm një shfaqje e turpshme.

Ky është një nga vrasësit e gardistëve në 97-ën. Prej atëherë jeton në arrati, nuk e ka vuajtur kurrë dënimin. Në vend që ta gjejë dhe ta çojë para drejtësisë, OFL i kërkon burimin e pasurisë një vrasësi në arrati, duke u bërë një trupë qesharake dhe joserioze.

Kur policia shndërrohet në trupë gaztorësh, nuk mund të pritet prej saj që të veprojë si institucion i zbatimit të ligjit.

Shqipëria e Edi Ramës është vendi i vetëm në botë ku policia është e pamëshirshme, kur vjen fjala për të shembur Teatrin dhe bën teatër me rendin dhe zbatimin e ligjit.

Artikulli paraprakLubonja shigjeton Topallin: Këta që po krijojnë parti janë të blerë nga regjimi
Artikulli tjetërPse Rama është i zemëruar me z. Oliver Varhelyi?