Ende në luftë me diktaturën…

Nënkryetarja e FRPD, Besa Petriti, njëkohësisht ish-kandidate për deputete e PD, përkujton në një mënyrë shumë origjinale 2 Korrikun 1990, data që shenjon eksodin e madh të shqiptarëve drejt perëndimit.

Përmes një postimi në Facebook, Petriti i “shkruan” stërgyshit të saj, i pushkatuar gjatë komunizmit duke u shprehur se edhe sot, pas 30 vjetësh, jemi ende në luftë me diktaturën.

Postimi i plotë

“Historia po përsëritet stërgjyshi im! Jemi akoma në luftë me diktaturën!

Firma ne kete leter, megjithe jeten e stergjyshit tim Asllan Pajazit Bejko, do te vuloste perfundimisht dhe kalvarin e vuajtjeve te familjes time nga diktatura cnjerezore. Armikut te Popullit ju hoq zvare e gjithe familja derisa diktatura ra, dhe te gjithe te vdekur pas lirise vrapuan drejt Perendimit.

Sot, eshte 2 korrik 2020, pas plot 30 vjetesh nuk di kush eshte me e dhimbshme, predikimi dhe vleresimi i lirise nga adhuruesit e izolimit apo debimi i frikshem qe po ju riben me te mireve sistemi. Jane te dyja te dhimbshme, te paimagjinueshme. Ne lufte per liri dhe dinjitet!Ne lufte per vlera e parime!Ne lufte me bijte e dikatorit per mbijetese!

E gjeta rastesisht kete leter, dhe u dritherova te lexoj me syte e mi se si u luftua nje burre i afte e i shkolluar ne Perendim nga me te paaftet e te pangopurit!

Nuk e di cila ishte fjala e fundit e stergjyshit tim kur e pushkatuan me pranga ne dore! Ajo qe une dua te them eshte:

Historia po perseritet stergjyshi im!
Jemi ne lufte akoma me diktaturen!”

1 6

Artikulli paraprakKLGJ-Dvoranit: Mandati juaj 9-vjeçar ka përfunduar në vitin 2014, i le 1 javë afat për…
Artikulli tjetërZëri i Amerikës: Shqiptarët si 30 vite më parë me sytë nga ambasadat perëndimore