Emri/ Qëllohet me armë ndaj avokatit në Memaliaj. Dyshimet e para

Një atentat me armë zjarri është ka ndodhur mbrëmjen e djeshme (28 mars) ndaj avokatit Andrea Zotaj në Memaliaj të Gjirokastrës.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën e vjetër të fshatit Qesarat ku avokati Zotaj i shoqëruar nga nipi i tij po shkonte në zonë me automjetin e tij.

Mësohet se u ishte ngritur pritë nga një person i cili ka qëlluar me breshëri ndaj tij dhe më vonë është dorëzuar në polici.

Dyshohet se bëhet fjalë për një konflikt për çështje pronash. I vëllai i avokatit Zotaj ka patur konflikte të vazhdueshme për pronësinë e një toke.

Artikulli paraprakArrestimet nga SPAK në radhët e mazhorancës, ironia e Sekretarit për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Edvin Kulluri: Qeverisja e Rilindjes po prodhon më shumë fletë-arreste se ligje
Artikulli tjetërXibraka/ Spartak Koka: Personi i paidentifikuar në dosje, djali i një ish-kryeministri