Ekzekutimi i pronarit të televizionit, reagon Berisha: Një seri vrasjesh të lidhura njera me tjetrën me motiv drogën

Ish-Kryeministri Berisha ka reaguar për vrasjen e pronarit të televizionit të Rrëshenit, Kastriot Reçi. Berisha shkruan ndër të tjera në një postim në Facebook se, ky është ekzekutimi i fundit në një seri vrasjesh të lidhura me njëra tjetrën me motiv drogën dhe trafiqen

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Mafia godet diten per diell!

Ekzekutohet me snakper drejtori i televizionit te Rreshenit, biznesmeni Kastriot Reçi!
Vrasesi shkoi ne pune te vet!

Miq, ky eshte ekzekutimi fundit ne nje seri vrasjesh te lidhura njera me tjetren me motiv drogen dhe trafiqet!

Kjo vrasje eshte paraprire nga tre vrasje te tjera dhe konkretisht,

-Më 9 shtator 2016 u vra Sajmir Jaku

-Më 28 prill 2017 u vra Gasper Reçi në Romë, Itali

-Më 6 shtator 2017, u vra Kreshnik Gjini(nipi i Sajmir Jakut) në Belgjikë

Duke denuar cdo akt dhune shtoj se sot ne narkoshtetin e Edvin Mafise rendin e bene mafia, vendimet jepen nga shpellat e saj dhe sipas ligjeve te saj. sb

Artikulli paraprakTre muaj pas zgjedhjeve: Nuk ndërtohet qeverisja me formulat e Rexhep Qosjes!
Artikulli tjetërZbulohet shuma e parave të grabitura në Tiranë