Ekonomia në sytë e të rinjve tregon pasqyrimin pa filtra të vërtetës me të cilën përballet Biznesi

Nga Sara BODO

Për 8 vite ekonomia në Shqipëri ka pësuar një goditje të rëndë, ku bizneset, si njësia kryesore e çdo ekonomie nuk ka njohur asnjë mbështetje nga programet qeveritare, të zhytur ne taksa bizneset nuk kanë njohur gjë tjetër.

Për të mospërmendur mbështetjen dhe ndihmesën ndaj ideve novatore të të rinjve, inekzistente këto 8 vite mjerim.

Si çdo sektor tjetër, Ekonomia ka qenë thjesht pjesë e platformës së propagandës dhe gënjeshtrave të panumërta të programit të Timonierit Rilindas.

Ekonomia në sytë e të rinjve tregon pasqyrimin pa filtra të vërtetës me të cilën përballet Biznesi sot në Vlorë.

Prezantimi i platformës ekonomike të Partisë Demokratike ndaj sipërmarrësve të rinj në Vlorë i mbushi me shpresë për të ardhmen, sepse programi i Partisë Demokratike është programi që mendon për çdo shqiptar, mendon për të ardhmen e tyre, mendon për rininë, mendon për Shqipërinë.

Forcimi i Ekonomisë është projekti dhe zotimi më i madh i Partisë Demokratike për 4 vitet e ardhshme.

Sepse me Ekonominë Shqipëria fiton në 25 prill.

Rinia fiton në 25 prill.

Besa dhe shpresa fitojnë në 25 prill!

Biznesi fiton në 25 prill!

1 81

2 71

Artikulli paraprakTërmeti i harruar i 26 Nëntorit
Artikulli tjetërBardhi nxjerr videon me gënjeshtrën e rradhës të Ramës: Bën propagandë me jetën e shqiptarëve, duhet të largohet!