Edi Paloka prezanton drejtuesin politik të PD, Flamur Hoxha: Në Kukës, Tropojë e Has nuk diskutohet fitorja!

Nënkryetari i PD, Edi Paloka prezantoi sot pasdite drejtuesin politik të PD për Qarkun e Kukësit, Flamur Hoxha.

Paloka ka garantuar gjatë fjalës së tij se, Partia Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit do të marrë rezultatin më të mirë historik.

“Drejtuesi politik i qarkut të Kukëst, Flamur Hoxha është një tjetër përfaqësues i shtresës së të përndjekurve politikeë të diktaturës. Në Kukës, Tropojë e Has nuk diskutohet fitorja! Ne na duhet një fitore jo vetëm të qeverisim por edhe të kemi mundësi të bëjmë edhe ndryshimin e kushtetutës që Rama e ka bërë bashkë me surrogatët që ne i lamë në parlament”, shpreh ndër të tjera Paloka.

Paloka tha më tej se, të gjitha sondazhet tregojnë se 80 % e shqiptarëve përfshi edhe socialistët e urrejnë Ramën dhe qeverisjen e tij dhe me fitoren e PD që është në favorin tonë ne duhet tju kthejmë shpresën shqiptarëve.

Flamur Hoxha ka theksuar se, gjithmonë kam kontribuar për Kukësin por sot pesha e kontributit tim shpërndahet në të gjithë qarkun e Kukësit. Ai u kërkoi demokratëve të Kukësit që së bashku të shkojmë derë me derë të takojmë të gjithë banorët pavarësisht bindjes.

Biznesmeni Kuksian që prej vitesh operon në Tiranë Flamur Hoxha, si drejtues politik i PD –së do të udhëheqë demokratët e Kukësit drejt fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit. Flamur Hoxha përveç se drejtues politik do të jetë edhe kryesuesi i listës së kandidatëve të PD-së në Kukës.

Hoxha, ka qenë kandidat për deputet i PD edhe në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 në zonën e Kamzës.

4 1

2 11

3 6

Artikulli paraprakBasha: Me 25 Prill, Shqipëria fiton, i vetmi që do të humbë dhe i vetmi që largohet është Edi Rama
Artikulli tjetërPerëndimi e ka futur në karantinë këtë kryeministër