Edhe pse nuk janë testuar për virus, po raportohen si viktima të COVID-19 në New York

New Yorku ka konfirmuar 18.970 raste me coronavirus dhe ka 4,632 vdekje që nga 12 gushti, sipas të dhënave më të fundit të ueb-faqes zyrtare të qytetit.

Por, disa prej viktimave në certifikatën e tyre të vdekjes, po iu shkruan coronavirusi shkaktar i vdekjes, edhe pse ata nuk ishin testuar për virus, ka njoftuar departamenti i shëndetit të këtij qyteti, draporton CNN.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve të konfirmuara dhe vdekjeve të mundshme shkaku pandemisë globale në qytet është 23,602, transmeton Telegrafi.

Ka pasur 225.284 raste të coronavirusit në qytet dhe 56.618 njerëz janë shtruar në spital.

Të dhënat janë nga Departamenti i Shëndetit të qytetit të New Yorkut dhe janë përditësuar më 12 gusht.

Ndryshe, numrat mund të mos përputhen saktësisht në kohë reale me bazën e të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

Artikulli paraprakVeliaj mashtroi me virusin, dy javë pushime dhe plazh në Dubai
Artikulli tjetërLajmi i ditës, Ronaldo drejt Barcelonës?