Edhe një mjeke e Infektivit e infektuar me Covid-19

Një mjeke në Spitalin e Infektivit dyshohet se është prekur nga koronavirusi.

Mësohet se mjekja në fjalë ka shfaqur simptoma të virusit ndërsa ndaj saj ka nisur trajtimi mjekësor ku fillimisht i është nënshtruar testimeve.

Ende mbetet në kuadrin e rasteve të dyshuara ndërsa kujtojmë se gjatë orëve të paradites edhe shefi i Infektivit Skënder Brataj ka rezultuar pozitiv me koronavirus, lajm të cilin e konfirmoi edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Artikulli paraprakBeteja e dështuar e Ramës për të shpëtuar nga përgjegjësia
Artikulli tjetërBasha falenderon BE për ndihmën: Nuk jemi vetëm!