“Edhe me Berishën, edhe me SPAK, nuk ka”/ Gaba: Gjekmarkaj “qylaxhiu” bën mirë të publikojë edhe letrat kur ishte me Bashën

Anëtari i kryesisë së PD, Gentian Gaba, ka komentuar letrën e deputetit Agron Gjekmarkak dërguar Gjykatës së Apelit për çështjen e vulës dhe logos së PD.

Gaba shkruan se Gjekmarkaj duhet të publikojë edhe letrat e tjera që ka shkruar para kësaj, atë kur ishte me Bashën dhe atë kur ishte me Gazin, sepse si politikanë pa shtyllë kurrizore, ndryshon opinion sa herë ndryshon karrige.

“Pa le pastaj që në atë diktimin dyleksh shkruan për demokracinë liberale, duke dëshmuar injorancën e tij politike, pa ditur i ngrati që demokracia liberale funksionin sipas rregullave, jo sipas turmave e frikës se të ndënjurave të disave për karrige. Madje, janë të njëjtat rregulla që e mbajnë atë në postin nënkryetarit të Kuvendi të zgjedhur nga Basha dhe PD, rregulla që ky i respekton sepse është karrigia e tij në lojë. Dhe aty Gjekmarkaj nuk fal.” – shkruan më tej Gaba.

Më poshtë reagimi i plotë i Gentian Gabës:

Agron Gjekmarkaj paska shkruar nje leter per Gjykaten e Apelit. Tani, per par condicio, Gjekmarku duhet te publikoj edhe letrat e tjera qe ka shkruar para kesaj, ate kur ishte me Bashen dhe ate kur ishte me Gazin; sepse, si politikan pa shtylle kurrizore, ndryshon opinion sa here ndryshon karrige.

Pa le pastaj qe ne ate diktimin dyleksh shkruan per demokracine liberale, duke deshmuar injorancen e tij politike, pa ditur i ngrati qe demokracia liberale funksionin sipas rregullave, jo sipas turmave e frikes se te ndenjurave te disave per karrige. Madje jane te njejtat rregulla qe e mbajne ate ne postin nenkryetarit te Kuvendi te zgjedhur nga Basha dhe PD, rregulla qe ky i respekton sepse eshte karrigia e tij ne loje. Dhe aty Gjekmarkaj nuk fal.

Nese ka moral dhe beson ate qe shkruan(pyetje retorike sepse pas udhetimit plot parime nga huri ne hu, dihet qe nuk besojne ne asgje sepse nuk kane asnje qendrese), si fillim duhet te kishte hequr dore nga karrigia kohe me pare, por nuk e ben, pasi kete prerje ka.
Tani, nga ana tjeter e lumit, tani qe Mul Noka po e nxjerr ne eskursione me parate e Berishes, njerezit e Berishes dhe mediat e Berishes, lypesit te mandatit i duket vetja lider i madh.

Ne fakt nuk ka qene kurre me i vogel, sepse njerezit nuk jane pa kujtese, madje kuptojne edhe me mire poshterisine e yçklaxhinjeve te yndyrshem qe qurraviten neper duart e atyre qe konisderojne lumkaluesit e mundshem.

Perpara se t’i shkruaj gjykates, Gjekmarku ben mire te shkoj posht ballkonit njehere, e te mbaj nje qendrim prej burri, sepse edhe me Berishen edhe me Spak nuk ka. Qylaxhi!

Artikulli paraprakGjenevë, OBSH: Bullizmi kibernetik prek një në gjashtë nxënës shkolle
Artikulli tjetërKosova anëtare e KiE, Basha: Një vendim i rëndësishëm që i hap rrugë vendimmarrjes në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës dhe Këshillit të Ministrave