Edhe Kosova fillon të mbledhë talentet në Itali

Federata e Futbollit të Kosovës është duke gjurmuar për talentet që mund të grumbullohen në përfaqësuese në vende të ndryshme të Europës. Nga vëzhgimet e bëra në Itali, sulmuesi 18-vjeçar i Basanos, Ardit Gashi, ka fituar një ftesë për t’u bërë pjesë e përfaqësueses U-21 në ndeshjen kualifikuese të Europianit ndaj Norvegjisë.
Gashi gjatë këtij sezoni është aktivizuar rregullisht me Basanon U-19 dhe ka shënuar 7 gola në 36 takime, ndërsa në 6 prezenca me ekipin e parë në Lega Pro ka realizuar vetëm 1 gol.

Artikulli paraprakSubjektet politike nuk respektojnë thirrjet për lista “të pastra”
Artikulli tjetërAliji pranë kthimit në Zvicër