Edhe Knuti kundër Ramës, ja çfarë thotë për Dekretin e Presidentit Meta

Kryeministri Edi Rama bashkë me delegacionin që e shoqëron ndodhen në një vizitë zyrtare në Bruksel në kuadër të komunikimeve për çeljen e negociatave nga Bashkimi Europian për Shqipërinë.

Rama pritet të zhvillojë edhe disa takime të të rëndësishme ku është parashikuar edhe një takim në orën 19:00 me Presidentin e Komisionit Europian Zhan Klod Junker dhe më pas të dy të dalin në një konferencë shtypi, njofton Faxweb.

Ndërkohë, në kuadër të një aktiviteti me temë: “Shqipëria dhe perspektiva e saj europiane”, kanë folur edhe raportuesi për Shqipërinë Knut Fleckenstein dhe eurodeputetja Monika Makovei. Fleckenstein tha gjatë fjalës së tij se është i informuar për ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në Shqipëri dhe ka bërë thirrje që ato të merren seriozisht, duke ju referuar këtu kërkesave të Presidentit Meta, por duke shtuar se BE-së nuk i takon të ndërhyjë në politikën e brandshme të Shqipërisë.

“Kam lexuar që Presidenti  është i shqetësuar për situatën dhe se ajo mund të dalë jashtë kontrollit. Ne duhet ta marrim këtë seriozisht edhe pse ne nuk na takon që të ndërhyjmë në politikën e brendshme të Shqipërisë”tha Fleckenstein.

Duke folur rreth procesit të negociatave, Fleckenstein tha përgëzoi Shqipërinë për progresin e bërë sipas tij, dhe gjithashtu i bëri thirrje shteteve anëtare të hapin negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë duke tërhequr edhe vëmendijen se disa shtete anëtare të BE nuk ndajnë të njejtin qëndrim me Parlamentin dhe Komisionin Europian lidhur me këtë çështje.

Artikulli paraprakBill Klinton mbërrin në Kosovë: Mirë se vjen në familjen tënde zoti President!
Artikulli tjetërShpërthimi i Cekës: Ju vraftë Zoti nëse shkoni në votime për të vrarë pluralizmin!