Edhe Juventusi në garë për Kumbullën, shkon në 13 numri i ekipeve…

Të gjithë e duan Kumbullën. Në sezonin debutues në Serie A, futbollisti shqiptar ka bërë 18 paraqitje për Veronën, ka shënuar një gol. Ai pritet të ndërrojë skuadër gjatë verës.

Juventusi ka hyrë në garë për mbrojtësin shqiptar të Hellas Verona, Marash Kumbulla, sipas La Repubblica.

20-vjeçari është emri më i përmendur në Itali për të cilin do të luftojnë shumë klube në tregun e verës, pas sezonit mbresëlënës debutues në Serie A.

Napoli, Lazio, Inter dhe Fiorentina janë ekipet italiane që interesohen për të, derisa raportohet edhe për Manchester United, Tottenham Hotspur, Everton, Chelsea, PSG, Lyon, RB Leipzig dhe Eintracht Frankfurt, që të gjitha lidhen me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare.

Tani La Repubblica shkruan se edhe Juventusi ka kthyer vëmendjen kah Kumbulla, edhe pse ai nuk do të fitonte atje shumë minuta sikur në ekipe tjera.

Ai ka qenë startues për Veronën deri më tani, ka shënuar një gol në 18 paraqitje në Serie A.

Artikulli paraprakZbulohen emrat e qeverisë “Hoti” në Kosovë
Artikulli tjetërAlarmi i Bankës Botërore/ PD: Shpëtimi i vetëm, largimi i qeverisë së korruptuar dhe të paaftë të Edi Ramës