“E vetmja shpresë e Ramës është e shkuara e opozitës”/ Kulluri: Pse RAI 3 ka shqetësuar Ramën!

Nëpërmjet një postimi në profilin e tij në rrjetin social facebook, Sekretari i PD për Marrëdhëniet me Publikun, Edvin Kulluri, shpjegon arsyet se pse RAI 3 ka shqetësuar Edi Ramën.

Sipas Kullurit, e vetmja shpresë që i ka ngelur Edi Ramës në këtë situatë është e shkuara e opozitës, e cila është alternativë e skaduar.

“Problemi nuk është vetëm reportazhi në vetvete por sidomos konteksti në të cilin është publikuar. Dhe ajo që i “dhemb” më shumë Ramës është goditja që i vjen në pikën e tij më të fortë. Marrëdhëniet që ka ngritur në arenën ndërkombëtare me opozitën e dobët nënsfond. Por mesa duket përplasjet e brendshme në PS mes klaneve, puna e SPAK dhe goditjet nga jashtë kanë filluar ta lodhin dukshëm Kryeministrin! E vetmja shprese e tij kanë mbetur e shkuara e opozitës që shitet si alternativë e skaduar, pra Rithemelimi dhe PL!” – shprehet Kulluri, mes të tjerash.

Më poshtë postimi i plotë:

-RAI eshte media e nje shteti nga me demokratiket dhe me influence ne rajon dhe ne bote;
-Si i tille, RAI eshte nje media qe nuk publikon gjysem te verteta por reportazhe qe i permbahen etikes se informimit pa abuzime;
-RAI-t nuk i con dot as fadroma e as tatime per ti mbyllur gojen;
-RAI ka pronare taksapaguesit italiane qe nuk ulen per dreka dhe darka per pazare me leje ndertimi e tendera me kryeministrat shqiptare;
-RAI eshte mbeshtetur ne fakte te njohura publile per te ndertuar reportazhin;
-Pavaresisht se shkaku eshte marreveshja per emigrantet e paligjshem, thelbi eshte profili i vertete abuziv qe i ka bere mazhorances socialiste;
-Pretendimet e RAI 3 perputhen me shqetesimet e forta ne raportet e fundit te Departamentit Amerikan te Shtetit, Freedom House per Shqiperine etj.;
-Raportazhi i RAI vjen ne nje kohe kur Rama ashtu si Berisha dhe Meta jane hedhur ne sulm ndaj SPAK dhe GJKKO per arsye te qarta te paligjshmerise qeverisjes se tyre ne vijimesi;

Pra, problemi nuk eshte vetem reportazhi ne vetvete por sidomos konteksti ne te cilin eshte publikuar. Dhe ajo qe i “dhemb” me shume Rames eshte goditja qe i vjen ne piken e tij me te forte. Marredheniet qe ka ngritur ne arenen nderkombetare me opoziten e dobet ne sfond. Por mesa duket perplasjet e brendshme ne PS mes klaneve, puna e SPAK dhe goditjet nga jashte kane filluar ta lodhin dukshem Kryeministrin! E vetmja shprese e ti kane mbetur e shkuara e opozites qe shitet si alternative e skaduar, pra Rithemelimi dhe PL!

Deri dje Rama nxirrte fotot e Berishes e Metes per te demotivuar voten e shumices kunder tij. Sot me njerin prej tyre bashkepunon hapur permes “komisionit te reformave te bodrumit”. Ndersa neser mesa duket nuk ka pas kujt te fshihet me si perballe publikut a aq me pak perballe te huajve!

FB IMG 1714027821207

Artikulli paraprakNdarja e re politike, pro SPAK ose kundër tij
Artikulli tjetërU dënua si “kriminel lufte dhe armik i popullit” me burgim të përjetshëm! Historia e trishtë e Sami Dangëllisë. Vuajtjet e tij gjatë regjimit komunist