E tmerrshme/ Banorët e një pallati në Durrës lihen në qiell të hapur….

Banorët e një pallati në lagjen nr.18 në Durrës vazhdojnë ende të qëndrojnë jashtë. Frika nga pas lëkundjet e tërmetit ka bërë që këto banorë ta kalojnë natën në makina. Ata tregojnë për gazetarin e abcnews.al Maksi Rama se asnjë nga instancat nuk është interesuar për ti dhënë një përgjigje konrekte.

“Pallati im është i pabanueshëm, vijnë dhe i shohin nga jashtë, nuk është puna ti shikojnë nga jashtë, duhen ekspertë për të verifikuar themelet. Është gjë e mirë që nuk pati viktima, por duam siguri sepse nuk duam të rrezikohen sërish jetë njerëzish. Duam të dimë  a jetohet në këtë pallat apo jo? Kërkojmë një përgjigje nga inxhinierët”, u shprehën banorët.

Një pjesë e banorë i druhen frikës për shkak të lëkundjeve të tjera. Ata tregojnë se Bashkia i ka dhënë një opsion, atë të hoteleve, por banorët kërkojnë nga Bashkia të tregohen më të qartë në përgjigjet e tyre, nëse banorët duhet të jetojnë apo jo në atë pallat. Ndërkohë të gjendur jashtë dhe në këto kushte të vështira të motit ata kanë ndezur një zjarr për tu ngrohur, me kërkesën  e tyre që të marrin sa më shpejt një përgjigje./ abcnews.al

 

Artikulli paraprakNdihma e Kosovës për tërmetin, flet Haradinaj: Rama nuk më hapi telefonin…
Artikulli tjetërArtisja shpërthen ndaj ish-deputetit të PS: Hajde ndërto pallatin. Po kur kurseve tulla dhe beton, që të ngopje babëzinë tënde…