E përjashtoi nga lista, debati i Bushatit me Ramën

Debate në PS për listën e Ramës, Ditmir Bushati i ka kujtuar atij se nuk do të ndalet.

“Unë do vazhdoj te jem aktiv ne mjedisin publik. Ju keni menduar se kjo është skuadra fituese, por aktiviteti nuk lidhet me partinë domosdoshmërish. Angazhimi im politik nuk mbaron këtu”, mësohet se ka deklaruar Bushati.

Nga ana tjetër, kryeministri Rama ka deklaruar se PS i ka dhënë gjithçka dhe se tani është koha të kontribuojë për PS.

“Betejën e ke braktisur vetë. S’ta ka fajin Partia Socialiste. Të ka dhënë gjithçka Partia Socialiste dhe është koha të kontribuosh për PS”, ka thënë Rama.

Artikulli paraprakLista “Shqipëria fiton”!
Artikulli tjetërShkrimtarja e njohur në listat e PD, Açka: Opozita është afër vokacioneve të mia